Art&Argëtim

Thirrni personin e parë që keni në mendje! Mos krijoni probleme në punë, horoskopi

Dosja.al ju sjell parashikimin e horoskopit per diten e sotme

6 Qershor 2022, 07:03 Nga DOSJA

Thirrni personin e parë që keni në mendje! Mos krijoni probleme

Dashi

Kjo javë nis me një të hënën paksa të turbullt, keni nevojë për dikë që mund ta përmirësojë ditën tuaj. Thirrni personin e parë që ju vjen në mendje.


Demi
Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj
Nuk ka shumë lajme. Por për ju ky nuk duhet të jetë një lajm i keq, përqendrohuni në ndryshimin e gjërave. Dhe bëjeni vetëm nëse dëshironi.


Binjakët
Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor
Jeni vërtet të dashuruar dhe kjo nuk ju ka ndodhur prej një kohe të gjatë. Mos ndërmerrni veprime që mund të koklavitin gjërat. Në punë mundohuni të jeni gjithnjë e më të fokusuar.

Gaforrja

Raporti në çift është pak i vështirë kohët e fundit, por mos hiqni dorë të jini vetvetja. Nëse mendoni se mund t’ia vlejë, investohuni.


Luani
Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht
Keni shumë mendime që ju ziejnë në kokë dhe nuk po mundeni të përqendroheni. Gjatë kësaj periudhe është normale të ndodhë kështu, mos u shqetësoni. Bëni kujdes në punë.


Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator
Miqtë tuaj dinë për çfarë duhet t’ju këshillojnë, ndaj dëgjojini. Mos krijoni probleme në punë.


Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor
Ka gjëra që nuk mund të ndryshohen. Disa të tjera ama, po, kështu që filloni ta bëni. Mos humbisni më kohë, është e kotë.


Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor
Hidhni sytë nga vetja për të kuptuar pse të tjerët sillen kështu me ju. Nuk është një periudhë e keqe, por mund të keni më shumë.


Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor
Kjo kohë është shumë stresuese. Ju duhet një pushim nga të gjitha. Mos harroni se sa e rëndësishme është të kaloni kohë me ata që doni.

Bricjapi
 Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar
Hëna është në anën tuaj, përpiquni të mos dekurajoheni. Në punë mund të keni më shumë përfitime. Por duhet të jeni të përkushtuar.


Ujori
Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt
Do të jetë një periudhë stresuese, por mos u dekurajoni. Familja është me ju, ashtu si dhe partneri/ja juaj.


Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars
Edhe nëse gjërat nuk po shkojnë siç duhet, armatosuni me durim, është arma më e mirë. Kjo e hënë do të jetë një ditë e bukur. Në punë do të keni lajme.

Sondazh

Poll