Art&Argëtim

VD/ Princi Louis injoron protokollin mbretërorë, vjedh shfaqjen e Jubileut Platinum të Mbretëreshës

Ai injoroi protokollet e rrepta mbretërore, ndërsa sjellja e tij ka vjedhur disa herë shfaqjen, duke shkaktuar shumë të qeshura.

6 Qershor 2022, 09:06 Nga DOSJA
VD/ Princi Louis injoron protokollin mbretërorë, vjedh shfaqjen e
Princ louis dhe Kate Middleton

MBRETËRIA E BASHKUAR- Dita e fundit e festimeve të Jubileut të Platinum të Mbretëreshës ishte e mbushur me spektakël dhe parada, por jo pa një moment tjetër viral falë një prej anëtarëve më të rinj mbretërorë.

Princ Louis ka qenë një ndër më të komentuarit këto ditë. Ai injoroi protokollet e rrepta mbretërore, ndërsa sjellja e tij ka vjedhur disa herë shfaqjen, duke shkaktuar shumë të qeshura. Princit Louis është fëmija i tretë i Princit William dhe Kate Middleton.

VD/ Princi Louis injoron protokollin mbretërorë, vjedh shfaqjen e

Sipas Proto thema, në ditën e fundit të festimeve për 70 vjetorin e Elizabeth në fron, familja e Princit William, së bashku me pjesën tjetër të familjes mbretërore, ndoqën paradën madhështore në Londër. Ndonëse nëna e tij, Kate Middleton, e kishte detyruar të ulej pranë saj, ndoshta për ta mbikëqyrur, ai nuk ndaloi së qeni i pabindur.

Në një video e cila po bën xhiro në rrjet, duket momenti kur Maddleton përpiqet ta qetsoj 4-vjeçarin ndërkohë ai i mbyll gojën dhe nuk e le të flasë atë. Për të mos mjaftuar kjo ai vazhdon dhe i nxjerr gjuhën dhe pastaj i lodhur mbështetet në supin e nënës së tij. Madje, në një moment princi çapkën e përqafoi dukeshën  dhe i dha një puthje. Princi Louis i kujtoi botës se edhe pse ai është një pjestarë mbretëror, ai është gjithashtu vetëm një katërvjeçar.

Sondazh

Poll