Aktualitet

Koha për plazh! Temperatura deri në 37 gradë, parashikimi i motit për këtë të dielë

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13 deri në 37 gardë, sipas Meteoalb.

5 Qershor 2022, 07:45 Nga DOSJA
Koha për plazh! Temperatura deri në 37 gradë, parashikimi i motit
Moti

TIRANË- E diela shoqërohet me temperatura të larta. Vendi ynë do të jenë në dominimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe shumë të nxehta, të cilat do të sjellin temperatura shumë të larta. Pjesa më e madhe e territori do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët, por parashikohet që pasditja të sjellë kalime të pakta dhe të përkohshme vranësirash.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13 deri në 37 gardë, sipas Meteoalb. Era do të fryjë e lehtë, mesatare në det me shpejtësi 40km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2-3 ballë.

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Qershor 2022, 15:52

Gjendet një armë zjarri në Dhërmi

Foto ilustruese VLORË- Në Dhërmi është gjetur një armë zjarri. Arma është konstatuar nga Shërbimet e Stac...