Bota

Sulm në SHBA, humbi jetën një grua ndërsa tetë të tjerë mbetën të plagosur

Pas sulmit menjëherë në spital janë tranportuar të plaguosurit ku njëra nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra.

5 Qershor 2022, 09:49 Nga DOSJA
Sulm në SHBA, humbi jetën një grua ndërsa tetë të
Sulm në SHBA

SHBA- Një tjetër sulm ka ndodhur në SHBA ku e vdekur ka mbetur një grua dhe tjetë të tjerë u plagosën nga të shtënat në një qendër tregtare në Phoenix , Arizona.

Sipas mediave të huaja, sulmi ka ndodhur në momentin kur rreth njëqind njerëz ishin mbledhur për një festë në një qendër tregtare. Më pas filluan të degjoheshin të shtëna me armë. Të shtënat filluan në qendrën tregtare më pas në parking. Dukej se dy grupe po sulmonin njëri tjetrin ndërkohë që sipas policisë shumë të shtëna u drejtuan gjithashtu në drejtim të qytetarëve.

Pas sulmit menjëherë në spital janë tranportuar të plaguosurit ku njëra nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra. Dy gra janë në rrezik për jetën ndërkohë mes të plagosurve ishte edhe një fëmijë. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorëve. 

 

Sondazh

Poll