Bota

Tragjedi në Bangladesh/ 16 të vdekur, 300 të plagosur nga zjarri në magazinë

Thirrjet për dhurim gjaku për të lënduarit po vërshojnë në rrjetet sociale.

5 Qershor 2022, 07:29 Nga DOSJA
Tragjedi në Bangladesh/ 16 të vdekur, 300 të plagosur nga zjarri
Zjarr

BANGLADESH- Të paktën 16 persona u vranë dhe 300 u plagosën pas një zjarri që përfshiu një magazinë kontejnerësh në Shitakunda.

Të paktën 16 persona janë vrarë deri më tani, duke përfshirë tre zjarrfikës, dhe rreth 170 njerëz janë plagosur , duke përfshirë 40 zjarrfikës dhe 10 policë ”, tha Abul Kalam Azad, një oficer policie, raporton CNN.

Thirrjet për dhurim vullnetar të gjakut për të lënduarit po vërshojnë në rrjetet sociale.

Elias Chondri, një mjek në Chittagong, paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi ka shumë të plagosur në gjendje kritike, me djegie në 60 deri në 90 përqind të trupave. I gjithë personeli mjekësor, edhe ata pjesëtarë që ishin me leje, u dërguan në punë pasi dhjetëra të plagosur u dërguan në spitale të ndryshme të qytetit të madh.

Zjarri shpërtheu pak para mesnatës në një objekt magazinimi të quajtur BM Container Depot, rreth 40 kilometra nga Chittagong, porti më i madh tregtar i Azisë.

Disa nga kontejnerët në objektin e magazinimit privat përmbanin kimikate, veçanërisht peroksid hidrogjeni, shpjegoi Ruhul Amin Sikder, zëdhënës i Shoqatës së Kontejnerëve të Brendshëm të Bangladeshit (BICA).

Drejtori i objektit, Mujibur Rahman, tha se shkaku i zjarrit ishte i panjohur. Ai ka sqaruar se në objekt janë punësuar rreth 600 persona.

Sondazh

Poll