Art&Argëtim

Princ William mban fjalim për mbrojtjen e mjedisit në Jubileun e Platinum

Teksa turma brohorisnin për të Princi William tha gjithashtu se ai ndihet shumë krenar për babain e tij Princin Charles dhe gjyshin e tij Princin Phillip për punën e tyre në mbrojtjen e natyrës.

5 Qershor 2022, 09:09 Nga DOSJA
Princ William mban fjalim për mbrojtjen e mjedisit në Jubileun e
Princ William

MBRETËRIA E BASHKUAR- Princi William citoi këngën e Louis Armstrong 'What a Wonderful World' teksa nderoi përpjekjet e Mbretëreshës për të ndihmuar planetin gjatë një fjalimi me temë mjedisore përpara Pallatit Buckingham për koncertin jubilar.

Sipas Daily Mail, Duka i Kembrixhit lavdëroi gjyshen e tij për 'shpresën' e saj në të ardhmen e planetit gjatë një pjese të Partisë Platinum kushtuar mjedisit.  

Teksa turma brohorisnin për të Princi William tha gjithashtu se ai ndihet shumë krenar për babain e tij Princin Charles dhe gjyshin e tij Princin Phillip për punën e tyre në mbrojtjen e natyrës.

Ai u bëri jehonë fjalëve të Mbretëreshës nga fjalimi i saj në samitin e OKB-së për ndryshimet klimatike Cop26, kur ajo tha se puna së bashku në një 'kauzë të përbashkët' gjithmonë jepte shpresë.

Në fjalimin e Princit William, duke folur në skenë me mijëra të mbledhur në The Mall, si thase shoresonte shumë që fjalët e mbretëreshës të jenë po aq të vërteta edhe 70 vite më vonë.

"Shpresoj e fortë që fjalët e gjyshes sime të jenë po aq të vërteta në 70 vjet, sa janë sonte që si kombe të bashkohemi në kauzë të përbashkët, sepse atëherë ka gjithmonë vend për shpresë. Sonte ka qenë plot me një optimizëm dhe gëzim të tillë dhe ka shpresë. Së bashku, nëse shfrytëzojmë më të mirën e njerëzimit dhe rivendosim planetin tonë, ne do ta mbrojmë atë për fëmijët tanë, për nipërit tanë dhe për brezat e ardhshëm,”-tha ai.

Gjatë fjalimit, Pallati Buckingham u ndriçua me imazhe të natyrës dhe kafshëve të rrezikuara, ndërsa turmat mbanin drita me ngjyrë të gjelbër. 

Sondazh

Poll