Art&Argëtim

VD-A do marrë pjesë sërisht në Festival! Alban Ramosaj 'ironizon' Agim Doçin: Nëse nuk ka racizëm edhe komunistë në juri…

Albani në një intervistë për "Mirage" u shpreh se do marrë pjesë në festival vetëm nëse do të ketë ndryshime sistemi i përzgjedhjes.

4 Qershor 2022, 13:18 Nga DOSJA

VD-A do marrë pjesë sërisht në Festival! Alban Ramosaj

KOSOVË-Alban Ramosaj ka folur për Festivalin e Këngës duke treguar dhe 'kushtin' që do e bënte këngëtarin të konkuronte sërish në festival të dhjetorit. Albani në një intervistë për "Mirage" u shpreh se do marrë pjesë në festival vetëm nëse do të ketë ndryshime sistemi i përzgjedhjes.

A do të marr pjesë prapë unë edhe në festival të dhjetorit? Nëse ndërrohet sistemi i përzgjedhjes, nëse nuk ka racizëm edhe komunistë në juri, absolutisht që po. Nëse vazhon siç është nuk e mendoj.”- është shprehur Albani duke ironizuar dhe deklarat e Agim Doçit duke e quajtur racistë dhe komunistë.

 

Sondazh

Poll