Art&Argëtim

Paditet Mariah Carey, kompozitori i kërkon 20 mln dollarë: Më vodhi këngën "All I Want for Christmas"

Në një ankesë të paraqitur në gjykatën federale të New Orleans-it, Andy Stone po kërkon të paktën 20 milionë dollarë dëmshpërblim nga Carey

5 Qershor 2022, 07:39 Nga DOSJA
Paditet Mariah Carey, kompozitori i kërkon 20 mln dollarë: Më
Mariah Carey

SHBA- Mariah Carey është paditur për këngën e Krishtlindjeve të vitit 1994 "All I Want for Christmas Is You" nga një kompozitor i cili tha se ai shkroi një këngë me të njëjtin titull pesë vite më parë, raporton CNN.

Në një ankesë të paraqitur në gjykatën federale të New Orleans-it, Andy Stone po kërkon të paktën 20 milionë dollarë dëmshpërblim nga Carey, duke e akuzuar për shkelje të të drejtave të autorit dhe shpërdorim.

Stone, i cili performon si Vince Vance me grupin vend-pop Vince Vance & the Valiants, akuzoi të pandehurit se kishin shfrytëzuar ilegalisht "popullaritetin dhe stilin e tij unik" dhe shkaktoi konfuzion duke regjistruar këngën më të re pa lejen e tij.

Zëdhënësit e Carey dhe Sony Music nuk iu janë përgjigjur akuzave të ngritura. Kënga e Carey-t u shfaq në albumin e saj "Merry Christmas" dhe prej kohësh ka marrë përhapje të gjerë në radio. Kënga ka kryesuar tabelën e Billboard Hot 100 çdo vit që nga viti 2019, pavarësisht se ishte regjistruar një çerek shekulli më parë. 

Sondazh

Poll