Politike

Gafa e Veliajt: Tirana rritet çdo ditë me nga 30 mijë veta

Veliaj tha se kemi nevojë të rrimë pranë natyrës dhe urbanizimit në një qytet që po rritet me nga 30 mijë vetë çdo ditë. 

4 Qershor 2022, 22:06 Nga DOSJA
Gafa e Veliajt: Tirana rritet çdo ditë me nga 30 mijë veta
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka lënë një gafë ditën e sotme teksa ndodhej në inagurimin e Kopshtit Zoologjik. Teksa po fliste për gjelbërimin e qytetit, Veliaj tha se kemi nevojë të rrimë pranë natyrës dhe urbanizimit në një qytet që po rritet me nga 30 mijë vetë çdo ditë. 

"Midis dëshirës për të jetuar pranë natyrës edhe gjithmonë një kërkesë që ne kemi të jemi pranë natyrës, por dhe nevojës për urbanizim në një qytet që është bërë kaq i madh dhe që rritet me nga 30 mijë vetë çdo ditë", tha Veliaj në fjalën e tij.

Sondazh

Poll