Zgjedhja e Begajt si President, Mediat e huaja: U propozua nga Rama, PD nuk mori pjesë
Bajram Begaj TIRANË- Mediat e huaja i kanë bërë jehonë lajmit të zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit Bajr...
Ai dorëzoi teserën e LSI-së si detyrimi i fundit kushtetues që një President i ardhshëm duhet të kishte për të mos qenë i angazhuar në detyra politike.
TIRANË- Më 20 korrik vetëm pak ditë para se t’i drejtohej Presidencës, këtu e pesë vjet me parë, Ilir Meta, bëri ‘adetet’ e fundit në selinë që kishte drejtuar qysh prej themelimit.
Ai dorëzoi teserën e LSI-së si detyrimi i fundit kushtetues që një President i ardhshëm duhet të kishte për të mos qenë i angazhuar në detyra politike.
Ilir Meta i kaloi të gjitha fazat e zgjedhjes së Presidentit si kryetar i LSI-së, bëri fushatë në emër të kësaj force politike, ishte edhe Kryetar i Kuvendit edhe pse Kushtetuta parashikonte në gjenezë se Presidenti nuk mund të mbante asnjë detyrë tjetër publike si dhe nuk mund të ishte kryetar partie.
Për të mos përmendur rastet e tjera si ai i Bamir Topit apo ish-presidentit të ndjerë Bujar Nishani, vijmë tek precedenti i fundit i gjeneral Bajram Begajt. Ku Ilir Meta vihet sërish në provë jo nga mazhoranca (duke u lëshuar sinjal se do zbatojë vendimin e Kuvendit) por nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili i rendit Ilir Metës një nen të Kushtetutës ku thuhet me pak fjalë se ushtaraket aktivë nuk mund të emërohen në detyra të tjera shtetërore në këtë rast në detyrën e Presidentit.
Pikërisht për të shmangur këtë ngërç, Bajram Begaj lajmëroi publikisht përmes një letre publike se kishte dorëzuar lirimin e tij nga detyra ministrit të Mbrojtjes për të kaluar më pas në procedurat e tjera ligjore që duhen, firma e kryeministrit dhe me pas dekreti i Metës për ta shkarkuar.
Që do të thotë se ne rast se Ilir Meta vendos lirimin e tij, Bajram Begaj shkarkohet nga detyrat e tij ushtarake, për t’ju drejtuar Presidencës.
A mund të quhet ushtarak aktiv edhe me shkarkimin e tij nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së? Kjo më tej i përket interpretimit, (duke pare permbajtjen e plote te dekretit), por ajo që Ilir Meta nuk mund bëjë në këtë rast është që të kundërshtoje ‘mot a mot’ një procedure në të cilën ai ka kaluar po vetë, këtu e pesë vjet me parë.
Marrë nga Gazeta Si
Bajram Begaj TIRANË- Mediat e huaja i kanë bërë jehonë lajmit të zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit Bajr...
Edi Rama dhe Bajram begaj TIRANË- Në Shqipëri, ish shefi i Shtabit të përgjthshëm, gjeneral-majori Bajram Begaj do të je...
Edi Rama Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë 'Live' një video të cilën grupi që e shoqëron e kanë xhiruar pasd...
BRUKSEL- Për zgjedhjen e Bajram Begajt si president ka reaguar edhe Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili e ka përgë...
Bajram Begaj TIRANË- Presidenti i sapozgjedhur i Shqipërisë Bajram Begaj ka hapur rrjetet sociale para 5 ditësh, duke bërë t&...
Bajram Begaj dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama prej javësh nguli këmbë se as vetë nuk e dinte emrin e presidentit të...
Ornaldo Rakipi dhe Edi Rama TIRANË- Teksa po përgatitej Komisioni për zgjedhjen e presidentit, kryeministri Edi Rama është ngritur...
Olta Xhaçka TIRANË- Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar për zgjedhjen si President të Shqipërisë të...
TIRANË- Ambasada Amerikane në Shqipëri ka përgëzuar zgjedhjen e presidentit të ri. Me anë të një postimi të ...
Bajram Begaj jashtë Kuvendit TIRANË- Figura e propozuar nga Edi Rama, Bajram Begaj ehte zgjedhur presidenti i ri Republikës së Shqip&e...