Zgjedhja e Begajt si President, VOA: 1 votë e mori nga Opozita
Edi Rama dhe Bajram begaj TIRANË- Në Shqipëri, ish shefi i Shtabit të përgjthshëm, gjeneral-majori Bajram Begaj do të je...
Në artikujt e tyre Washington Post, Reuters, Anadolu Agency, Aljazeera, Associated Press, Tajung, b92 dhe media të tjera ndërkombëtare kanë shkruar për procesin e zgjedhjes së Presidentit.
TIRANË- Mediat e huaja i kanë bërë jehonë lajmit të zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit Bajram Begaj. Në artikujt e tyre Washington Post, Reuters, Anadolu Agency, Aljazeera, Associated Press, Tajung, b92 dhe media të tjera ndërkombëtare kanë shkruar për procesin e zgjedhjes së Presidentit. Në artikuj gjithashtu është theksuar edhe mungesa e votimit të deputetave të Partisë Demokratike.
Shkrimi i Plotë:
Bajram Begaj, i cili mbante postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, është zgjedhur President i ri Shqipërisë për një mandat pesëvjeçar. I propozuar nga partia në pushtet, Partia Socialiste e Shqipërisë, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, Begaj, është zgjedhur në raundin e katërt me 78 vota pro, katër kundër dhe një abstenim.
Në votim morën pjesë 83 deputetë, ndërkohë Kuvendi i Shqipërisë ka 140 deputetë, ndërsa deputetët e partisë më të madhe opozitare, Partisë Demokratike të Shqipërisë, nuk morën pjesë në procesin e votimit. Para seancës, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut pranë Kuvendit, konfirmoi se Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin e Begajt nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura. Kujtojmë se Meta e ka firmosur dekretin në Stamboll, pasi ndodhet në Turqi në kuadër të një vizite.
Për zgjedhjen e presidentit të vendit, sipas Kushtetutës, Kuvendi i Shqipërisë zhvillon deri në pesë votime (raunde). Raundi i parë, i dytë dhe i tretë për zgjedhjen e Presidentit të Shqipërisë u ezauruan më 16, 23 dhe 30 maj pa kandidatë zyrtarë, pasi grupet parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë nuk dorëzuan kandidaturat. Ndërkohë, presidenti i zgjedhur nga Kuvendi do ta marrë zyrtarisht detyrën më 24 korrik të këtij viti, kur edhe përfundon mandati i presidentit aktual Ilir Meta. Kujtojmë se Meta është zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë më 28 prill 2017 në postin e presidentit të vendit për një mandat pesëvjeçar
Edi Rama dhe Bajram begaj TIRANË- Në Shqipëri, ish shefi i Shtabit të përgjthshëm, gjeneral-majori Bajram Begaj do të je...
Edi Rama Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë 'Live' një video të cilën grupi që e shoqëron e kanë xhiruar pasd...
BRUKSEL- Për zgjedhjen e Bajram Begajt si president ka reaguar edhe Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili e ka përgë...
Bajram Begaj TIRANË- Presidenti i sapozgjedhur i Shqipërisë Bajram Begaj ka hapur rrjetet sociale para 5 ditësh, duke bërë t&...
Bajram Begaj dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama prej javësh nguli këmbë se as vetë nuk e dinte emrin e presidentit të...
Ornaldo Rakipi dhe Edi Rama TIRANË- Teksa po përgatitej Komisioni për zgjedhjen e presidentit, kryeministri Edi Rama është ngritur...
Olta Xhaçka TIRANË- Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar për zgjedhjen si President të Shqipërisë të...
TIRANË- Ambasada Amerikane në Shqipëri ka përgëzuar zgjedhjen e presidentit të ri. Me anë të një postimi të ...
Bajram Begaj jashtë Kuvendit TIRANË- Figura e propozuar nga Edi Rama, Bajram Begaj ehte zgjedhur presidenti i ri Republikës së Shqip&e...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Enkelejd Alibeaj ka reaguar për zgjedhjen e Bajram Begajt si President. Me anë të një postimi në Fac...