Bota

Kundërshtoi hapur luftën, ish-kryeministri i parë i Putin kërkon strehim jashtë vendit

Ai nuk ka dashur të specifikojë arsyet apo datën e largimit apo se ku ndodhet për momentin. Konstantin Merzlikin, një anëtar i zyrës Parnas të një partie të vogël opozitare të udhëhequr nga Kasyanov tha se nuk e dinte saktësisht se ku shkoi Kasyanov, në cilin vend dhe në cilin qytet.

3 Qershor 2022, 17:34 Nga DOSJA
Kundërshtoi hapur luftën, ish-kryeministri i parë i Putin
Mikhail Kasyanov dhe Vladimir Putin

RUSI- Kryeministri i parë i presidentit rus Vladimir Putin, Mikhail Kasyanov, ka kërkuar strehim jashtë shtetit i cili pas mandatit të tij iu bashkua opozitës dhe tani është kundër luftës në Ukrainë.

Shpresoj se do të jetë për një kohë”, shkroi ai në një mesazh për Agence France-Presse, duke konfirmuar informacionin nga mediat ruse.

Ai nuk ka dashur të specifikojë arsyet apo datën e largimit apo se ku ndodhet për momentin. Konstantin Merzlikin, një anëtar i zyrës Parnas të një partie të vogël opozitare të udhëhequr nga Kasyanov tha se nuk e dinte saktësisht se ku shkoi Kasyanov, në cilin vend dhe në cilin qytet.

Ish-kryeministri 64-vjeçar ka shprehur publikisht kundërshtimin e tij ndaj konfliktit në Ukrainë. Ai është anëtar i një komiteti kundër luftës, aktivitetet e të cilit janë ende minimale. Ai u krijua jashtë vendit nga figura të opozitës ruse, duke përfshirë ish-oligarkun e mërguar Mikhail Khodorkovsky.

Kryeministri i Putinit gjatë viteve të tij të para në pushtet, nga viti 2000 deri në 2004, atëherë Kasyanov u bë gjithnjë e më kritik ndaj presidentit rus.

Sondazh

Poll