Bislimi për mediat serbe: Jemi pranë marrëveshjen për energjinë, targa pezull i Beogradit
Besnik Bislimi KOSOVË- Shefi i ekipit negociator i Kosovës në dialogun në Bruksel, Besnik Bislimi, tha se marrëveshja pë...
SHBA- Departamenti amerikan Drejtësisë njoftoi se po përgatitet për sulme të reja kibernetike ruse ndërsa kanë kaluar më shumë se tre muaj që nga fillimi i agresionit të Moskës në Ukrainë.
Kreu i Divizionit të Sigurisë Kombëtare Matthew Olsen tha të enjten se Departamenti i Drejtësisë është përqëndruar në mënyrë të posaçme tek kërcënimi kibernetik që vjen nga Rusia dhe se po përgatitet për mundësinë e sulmeve të reja.
Zoti Olsen i bëri komentet në një konferencë të Qendrës për Mbrojtjen Kibernetike, qendër kjo e akredituar nga NATO. Organizata me bazë në Talin të Estonisë miratoi këtë javë kërkesën e Ukrainës për t'u bërë pjesë e saj si "pjesëmarrës kontribues".
Komentet e zotit Olsen u bënë jehonë paralajmërimeve të përsëritura nga administrata Biden gjatë gjithë konfliktit në Ukrainë, se Rusia ka të ngjarë të kryejë sulme kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara si përgjigje ndaj sanksioneve perëndimore.
Në mars, FBI-ja dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës paralajmëruan për "kërcënime të mundshme ndaj rrjeteve të komunikimit satelitor amerikan dhe atyre ndërkombëtare".
Paralajmërimi erdhi pas një sulmi kibernetik ndaj kompanisë së telekomunikacionit me bazë në SHBA, Viasat, më 24 shkurt, ditën kur Rusia sulmoi Ukrainën, sulm pas të cilit dyshohet se qëndron Moska.
Sulmi la me dhjetëra mijëra klientë ukrainas të Viasat pa shërbim satelitor.
Zoti Olsen tha se sulmi është "një nga shembujt e shumtë të kohëve të fundit" të aktivitetit kibernetik keqdashës të Rusisë./VOA/
Besnik Bislimi KOSOVË- Shefi i ekipit negociator i Kosovës në dialogun në Bruksel, Besnik Bislimi, tha se marrëveshja pë...
Lufta ne Ukraine POLONI- Polonia ishte vendi i Bashkimit Evropian që në mars i dha mbrojtje të përkohshme numrit më të madh t...
Ruslan Stefançuk dhe Olaf Scholz GJERMANI- 100 ditë pas fillimit të luftës në Ukrainë, kancelari gjerman Olaf Scholz u taku...
Foto ilustruese PORTUGALI- Një rritje e rasteve dhe vdekjeve me Covid-19 në Portugali, e nxitur nga nënvarianti i Omicron BA.5, megjith...
Kosove KOSOVË- Për disa afganë të cilët u evakuuan pasi vendi i tyre ra në duart e talebanëve verën e kaluar, udh&e...
Biden SHBA- Presidenti Joe Biden ka thënë se SHBA-ja duhet të ndalojë armët e llojit të sulmit dhe ato me kapacitet të l...
Arme Beteja për Donbasin mund të fitohet vetëm me armë të rënda. Ky konsiderohet si konsensus ndër ekspertët ushtar...
UKRAINË- Shkalla e shkatërrimit në Ukrainë është përtej logjikës tha në një deklaratë Komiteti Nd&...
ERT GREQI- Paniku mbizotëroi pasditen e sotme në ambjentet e Radios në Agia Paraskevi për shkak të një burri të tër...
Foto ilustruese UKRAINË- Kombet e Bashkuara thanë se pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës është shkelje e Kartave të OKB-s&e...