Bota

Shefi i NATO-s: Duhet të përgatitemi për një luftë afat gjatë

Aljazeera shkruan se duke folur me gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë pas takimit me presidentin amerikan Joe Biden të enjten, Stoltenberg tha se është e vështirë të parashikohet se si dhe kur do të përfundojë konflikti.

2 Qershor 2022, 21:22 Nga DOSJA
Shefi i NATO-s: Duhet të përgatitemi për një luftë afat
Jens Stoltenberg

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka sugjeruar se aleanca e udhëhequr nga SHBA-ja po parashikon një konflikt afatgjatë në Ukrainë, pasi pushtimi rus kthehet në një "luftë rrënimi". Aljazeera shkruan se duke folur me gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë pas takimit me presidentin amerikan Joe Biden të enjten, Stoltenberg tha se është e vështirë të parashikohet se si dhe kur do të përfundojë konflikti.

"Luftërat janë nga natyra të paparashikueshme. Dhe për këtë arsye, ne vetëm duhet të jemi të përgatitur për një afat të gjatë, sepse ajo që shohim është se kjo luftë tani është bërë një luftë rrënimi ku ukrainasit po paguajnë një çmim të lartë për mbrojtjen e vendit të tyre në fushën e betejës," tha Stoltenberg.

Ai shtoi se "përgjegjësia" e NATO-s është të sigurojë mbështetje për ukrainasit. Stoltenberg përsëriti se lufta, si shumica e konflikteve, do të përfundojë në tryezën e bisedimeve. Rusia nisi pushtimin e saj gjithëpërfshirës të Ukrainës më 24 shkurt, pas një bllokimi disa mujor që pa Moskën të grumbullonte trupa pranë kufijve të Ukrainës, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin kërkoi t'i jepet fund zgjerimit të NATO-s në ish-republikat sovjetike.

Sondazh

Poll