Bota

U nis për të vrarë mjekun që e operoi, zbulohen detajet nga sulmi në Oklahoma

Sipas informacioneve zyrtare nga policia e Tulsas, autori kishte qenë pacient në spital dhe së fundmi i ishte nënshtruar një operacioni në shpinë.

2 Qershor 2022, 18:54 Nga DOSJA
U nis për të vrarë mjekun që e operoi, zbulohen detajet nga
Sulmi ne Oklahoma

SHBA- Komuniteti lokal në qytetin Tulsa, Oklahoma, mbeti i tronditur nga tragjedia e ndodhur të mërkurën në një godinë mjekësore, kur një person i armatosur hyri dhe filloi të qëllonte me një pushkë gjysmë automatike AR-15, duke vrarë katër persona, ndërsa pak më vonë, ai u gjet i vdekur.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia e Tulsas, autori kishte qenë pacient në spital dhe së fundmi i ishte nënshtruar një operacioni në shpinë.

"Më 19 maj, Michael Lewis u shtrua në spital për një operacion në shpinë," tha zëdhënësi i policisë, duke shtuar se Lewis u doli më 24 maj, por menjëherë pas daljes nga ai, ai telefonoi disa herë dhe për disa ditë, duke u ankuar për dhimbje, ndërsa kërkonte trajtim shtesë.

"Ai fajësoi mjekun për dhimbjen e vazhdueshme pas operacionit," tha zëdhënësi.

Më 31 maj, mjeku ka pranuar për mjekim autorin e krimit, ndërsa ditën e djeshme ka telefonuar sërish në zyrën e mjekut, duke bërë të njëjtat ankesa, përpara se të vendoste të vijonte me aktin e tij makabër.

Ne gjetëm edhe një letër të autorit, në të cilën ai bënte të qartë se kishte shkuar në spital për të vrarë mjekun dhe këdo që i dilte në rrugë. Ai fajësoi Phillips për dhimbjen e vazhdueshme pas operacionit," tha policia.

Sipas raportimeve, mjekët Preston Phillips dhe Stephanie Huzen, sekretarja Amanda Green dhe një pacient u vranë në zjarrin e Lewis. Më pas, vrasësi e ktheu armën kundër vetes kur u kap nga një oficer policie në verandën ku ndodhën të shtënat.

Sondazh

Poll