Aktualitet

MESAZH? Tritol në banesën e efektivit në Shkodër, dëmtohet mjeti 'Benz', dyshimet

Lënda plasëse është vendosur në banesës e efektivit të policisë lokale të Shkodrës, Pëllumb Vuka.

2 Qershor 2022, 07:12 Nga DOSJA

MESAZH? Tritol në banesën e efektivit në Shkodër,

SHKODËR- Tritoli ka tronditur gjatë natës Shkodrën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:25 të mëngjesit në banesën e efektivit të policisë lokale të Shkodrës, Pëllumb Vuka. Ngjarja ndodhi në momentin kur dy djemtë, bashkëshortja dhe Vukaj ishin në gjumë.

Shpërthimi i fuqishëm që është dëgjuar në gjithë zonën e fshatit Hot i Ri ku jeton familja e efektivit i ka zgjuar menjëherë. Familjarët dhe vetë efektivi nuk kanë pësuar lëndime ndërsa banesa dhe automjeti i tij që ndodhej i parkuar në oborr kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Vukaj deklaroi se dyshimet e tij janë se vendosja e tritolit mund të jetë për shkak të detyrës, por nuk ka një ide konkrete se kush mund të jetë por këtë ngjarje e lidh me punën e tij. Ai është një emër i njohur në radhët e Policisë së Shkodrës, pasi ka qenë efektiv krimesh. Efektivi punon prej 27 vitesh në policinë e shtetit dhe ndër këto vite ka pasur detyra të ndryshme që nga aksionet e drogës, hetimet e vrasjeve dhe hetime të tjera të ngjarjeve të rënda. 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Dyshimet e policisë vendore të Shkodrës për momentin janë për shkak të hetimeve që Vukaj ka bërë për aksione të ndryshme droge, arrestimin e personave të ndryshëm që janë marrë më kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.

Sondazh

Poll