Art&Argëtim

Djali i David dhe Victoria Beckham i dedikon tatuazh gjyshes së bashkëshortes

Djali i Victoria dhe David Beckham bëri një tjetër tatuazh për gjyshë e tij e cila e quante Peltz ‘Lepurushe’. 

1 Qershor 2022, 10:51 Nga DOSJA
Djali i David dhe Victoria Beckham i dedikon tatuazh gjyshes së
Nicol Peltz dhe Brooklyn Beckham

SHBA- Kuzhinieri Brooklyn Beckham ka suprizuar bashkëshorten e tij aktoren Nicola Peltz në ditëlindjen e gjyshës së e saj të hënën. Ajo zbuloi se i fejuari i saj bëri një tatuazh të ri një lepurush duke prekur hundën e tij.

Më konkretisht, djali i Victoria dhe David Beckham bëri një tjetër tatuazh për gjyshë e tij e cila e quante Peltz ‘Lepurushe’. Peltz postoi një foto të Brooklyn-it duke bërë tatuazhin dhe ka shkruar: “Zemra ime sapo u shkri. Ai bëri një tatuazh për gjyshen time. Të dua shumë Brooklyn.”

Sipas mediave të huaja, Peltz ndau një foto të tatuazhit, të vendosur në pjesën e sipërme të krahut të Brooklyn, në Instagram Story me mbishkrimin, "dhurata më e mirë e ditëlindjes".

Djali i David dhe Victoria Beckham i dedikon tatuazh gjyshes së
tatuazhi i Brooclyn Beckham

Nuk është hera e parë që ai e suprizon bashkëshorten e tij me tatuazhe pasi më parë ai shkruajti emrin e gjyshës së saj të ndier në ditën e ditëlindjes ndërkohë më parë bërio një shkrim për Nicolan ku shkruante se “ti je bota ime”.

Çifti u martua disa muaj më parë ndërkohë që dasma e tyre u komentua nga të gjithë mediat ndërkombëtare dhe u quajt si jnjë ndër ngjarjet më të rëndësishme.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll