Bota

Tragjedi në Selanik/ Po shkonte në kishë, kamioni i plehrave tërheq zvarrë dhe copëton një grua

Aksidenti i tmerrshëm ndodhi teksa gruaja po kalonte rrugën për të shkuar në kishë.

1 Qershor 2022, 08:22 Nga DOSJA
Tragjedi në Selanik/ Po shkonte në kishë, kamioni i plehrave
Ambulance

GREQI- Një tragjedi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Michaniona-s në Selanik.Protothema raporton se një grua ka humbur jetën tragjikisht pasi u përplas nga një kamion plehrash. Aksidenti i tmerrshëm ndodhi teksa gruaja po kalonte rrugën për të shkuar në kishë.

Shoferi i kamionit të plehrave e ka tërhequr zvarrë gruan, duke e lënë të copëtuar. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë ndërsa ka ndaluar shoferin e kamionit.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll