Nga sot Shqipëria pa qese plastike! Gjobë ose heqje liçence, çfarë rrezikojnë ata që i përdorin
Nga sot nuk ka më qese plastike! Kush i përdor gjobitet. Masa e gjobës shkon nga 500 mijë lekë të reja, pra 5 milionë lekë të vjetra, deri në 1 milion e 500 mijë, ose 15 milionë lekë të vjetra.

TIRANË- Që prej ditës së sotme, 1 qershor 2022 do të ndalohen qeset plastike njëpërdorimshe në vendin tonë, si një përpjekje për të mbrojtur mjedisin.Nisma e Shqipërisë për ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshe u përgëzua në Vjenë, gjatë punimeve të ministerialit të Tratolow. Në këtë takim mes ministrave të Ballkanit Perëndimor, Turqisë dhe Ministres së Austrisë, Mirela Kumbaro prezantoi nismën e Shqipërisë për ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshe.
Ky ligj parashikon ndalimin e prodhimit, importimit dhe tregtimit të qeseve plastike mbajtëse si dhe qeseve plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme me trashësi të mureve të qeses për çdo anë jo më pak se 70 mikron, me kapacitet mbajtës jo më pak se 10 kilogramë dhe me përmasa jo më pak se 50 cm gjatësia dhe 24 cm gjerësia.
Kontrollet do të ushtrohen nga një sërë institucionesh, si nga Drejtoria e Doganave për ndalimin e importit të qeseve që s’përmbushin kriteret, Inspektorati i Mbikqyrjes dhe Tregjeve për kontrollin e tregtimit të tyre dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit për prodhuesit e qeseve nën parametrat e caktuar.
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se nuk do të ketë asnjë lëshim për prodhuesit e qeseve plastike. Edhe ministrja e mjedisit Mirela Kumbaro, thotë se nisma do të kryhet nën një monitorim të rreptë, e për shkelësit ligji parashikon edhe ndëshkime.
“Masa e gjobës shkon nga 500 mijë lekë të reja, pra 5 milionë lekë të vjetra, deri në 1 milion e 500 mijë, ose 15 milionë lekë të vjetra. Por ka edhe masa më të rënda se kaq për shkelësit. Në radhë të parë sekuestrimi i të gjithë mallit që do të gjendet sepse konsiderohet i paligjshëm. Nëse kjo përsëritet do të hiqet licenca e aktivitetit për shkelësit e ligjit” – ka deklaruar Kumbaro.
Sipas të dhënave të Planit Kombëtar për Menaxhimin e Mbetjeve 2010-2025 nga Komisioni Evropian në Shqipëri prodhohen 198 tonë në ditë mbetje plastike me densitet të ulët dhe 111 ton në ditë mbetje plastike me densitet të lartë.
(a.b)/dosja.al
Sondazh
Homazhet për Nishanin/ Berisha dhe Meta prezent, nesër Ditë Zie kombëtare dhe ceremonia zyrtare
TIRANË-Qeveria shqiptare ka shpallur ditë zie kombëtare, 2 qershorin, në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani që ndërroi...
KAMERA E FSHEHTË/ “Vetëm n’g*jë”, çfarë “shërbimesh” ofrojnë qendrat e masazheve në Tiranë?
vajza TIRANË- Qendrat e masazhit janë hapur si kërpudhat në Tiranë, dhe mund t’i gjesh kudo. Por ajo që është...
“Piranjat” zbërthejnë “euriditët” në timon, taksisti: Kush blen telefona të shtrenjtë, me ç'a merret?
Taksitë TIRANË- Një javë më parë në emisionin “Piranjat” në Abc të moderuar nga Florian Binaj dhe ...
Bianka, një kamioniste shqiptare në timon, “pushton” rrugët e Italisë: Laje, laje kryt si rosa
Bianka TIRANË- Kush tha që profesioni i shoferit është vetëm për burrat? Edhe gratë e ushtrojnë këtë prof...
Arkeologia: Butrinti nxjerr 2 mln euro, shteti ia heq vetes dhe ia jep privatit
Adi Krasta dhe arkeologia Etleva Nallbani TIRANË- Arkeologia Etleva Nallbani në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Parisi p&eum...
Trajneri i specializuar nga amerikanët pa NIPT e licensë
DURRËS- Me përfaqësuesin e Lifeguard Albania, Johan Ceka, emisioni “Stop” ra dakord, që të zhvillojë 1 ditë tra...
Certifikata për roje bregdetare, trajnimi shumë kot
DURRËS- Kompania “Lifeguard Albania” ofron kurse profesionale për vrojtues plazhi në Durrës dhe Sarandë, duke i bër&...
Aksident me vdekje në Kakavijë, makina përplaset me zetorin
Foto Ilustruese GJIROKASTËR- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjorokastër. Mësohet se ...
SPAK hedh ‘grepin’ në Laç, tërheq dosjet, në ‘lupë’ Ilirian Feçi, bashkëpunëtori i Dumanit e Çelës
Talo Çela, Nuredin Dumani dhe SPAK TIRANË- Drejtësia ka hedhur sytë drejt Laçit pas dëshmisë së Nuredin Dumani...
16 mijë euro për një pasaportë shqiptare, arrestohet mashtruesja 31-vjeçare, e denoncon dhe familja
Policia e Tiranës TIRANË- Verjana Gega, 31 vjeçe është vënë në pranga pasi akuzohet për mashtrim. Mësoh...
