Aktualitet

Aksident me vdekje në Kakavijë, makina përplaset me zetorin

Nga aksidenti ka ndërruar jetë drejtuesi i zetorit, ndërkohë që drejtuesi i makinës është plagosur. 

31 Maj 2022, 22:07 Nga DOSJA
Aksident me vdekje në Kakavijë, makina përplaset me zetorin
Foto Ilustruese

GJIROKASTËR- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjorokastër. Mësohet se në aksident është përfshirë një makinë tip Benz dhe një zetor. Nga aksidenti ka ndërruar jetë drejtuesi i zetorit, ndërkohë që drejtuesi i makinës është plagosur. 

Njoftimi i Policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak Rreth orës 21:10, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Kakavije, automjeti tip “Benz “, me drejtues shtetasin I. M., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me automjetin tip zetor, me drejtues shtetasin Ll. Ç., 32 vjeç, banues në fshatin Kakavije, Gjirokastër. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i zetorit, shtetasi Ll. Ç., si dhe është dëmtuar drejtuesi i automjetit “Benz”, shtetasi I. M., i cili u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll