Aktualitet

Arkeologia: Butrinti nxjerr 2 mln euro, shteti ia heq vetes dhe ia jep privatit

Për eksperten administrata e Butrintit nuk funksionon pasi është e politizuar dhe jo funksionale.Sakaq, ajo theksoi se Butrinti i jep shtetit 2 milionë euro ndërsa shtoi se shteti ia heq vetes dhe ia jep privatit.

31 Maj 2022, 22:38 Nga DOSJA
Arkeologia: Butrinti nxjerr 2 mln euro, shteti ia heq vetes dhe ia jep privatit
Adi Krasta dhe arkeologia Etleva Nallbani

TIRANË- Arkeologia Etleva Nallbani në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Parisi për emisionin 'A Show' në Syri Tv komentoi koncesionin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Nallbani ngriti shqetësimin për veprimet e qeverisë, se si është e mundur që shteti të heqë dorë nga ruajtja dhe menaxhimi i trashëgimisë së tij arkeologjike e turistike duke ja dhënë privatit.

Për eksperten administrata e Butrintit nuk funksionon pasi është e politizuar dhe jo funksionale.Sakaq, ajo theksoi se Butrinti i jep shtetit 2 milionë euro ndërsa shtoi se shteti ia heq vetes dhe ia jep privatit.

“Parimi bazë europian në raport me të drejtën e ruajtjes dhe transmetimit të trashëgimisë arkeologjike, është ai i të drejtës publike të ushtrimit të menaxhimit të saj. Trashëgimia konsiderohet si një e drejtë kulturore historike e gjithë shoqërisë për ta përjetuar dhe integruar në jetën e saj, jetën ekonomike e shpirtërore.

Problemi i vetëm që kam hasur, për Butrintin, çështja e administratës. Administrata që nuk funksionon sepse është e politizuar dhe jo funksionale. Nëse shteti e di këtë gjë pse nuk vendos kritere në këtë administratën e tij. Të vendosi kritere për specialistët, drejtuesit e të gjithë strukturave të trashëgimisë kulturore.

Në vend që të marrë masa ai edhe këtë gjënë e mrekullueshme sepse Butrinti duke ndenjur jep 2 milionë euro në kasën e shtetit, dhe UNESCO nuk qahet për menaxhimin e Butrintit. Në vend që ta dreqë, këtë gjënë e mirë e heq nga vetja dhe ja jep privatit.

Për mua në Butrint ka vite që gërmohet. Shteti pse nuk ndërmerr për 10-15 vitet e ardhshme megaprojekte arkeologjike të cilat t’i ndërtojnë 10 vendbanime të jashtëzakonshme si Aulona, Bylisi, Orikumi, që për 20 vitet e ardhshme të ketë site të tilla si Butrinti, në mos dhe më të mira."-deklaroi Nallbani.

Marrë nga Syri.net

Sondazh

Poll