Politike

Doli më i votuari, Kokalari-Këlliçit: Turp e hipokrizi, orientove votat

Ajo paralajmëron se nëse edhe votat e ditës së premte do të manipulohen, do të flasë me emra.

31 Maj 2022, 16:46 Nga DOSJA
Doli më i votuari, Kokalari-Këlliçit: Turp e hipokrizi,
Evi Kokalari

TIRANË- Aktivistja Evi Kokalari e konsideron hipokrit Belind Këlliçin, i cili doli më i votuari në listën e anëtarëve të kryesisë së Partisë Demokratike. Në një postim në Facebook, Kokalari shkruan se nuk është etike që Këlliçi të lobojë për veten e miqtë e tij kundër anëatrëve të tjerë të PD-së. Ajo paralajmëron se nëse edhe votat e ditës së premte do të manipulohen, do të flasë me emra.

Postimi i plotë:

Nuk dua të dëgjoj më që Belind Kelliçi dhe Fatbardha Kadiu kanë qënë më të votuarit në Kryesi. Dhe hipokrizinë e Belindit kur thotë se është i prekur nga kjo dashamirësi në votim, kur e di fare mirë si e arriti, bën mirë ta përdorë për ata që e rrethojnë dhe jo për njerëzit me IQ të konsiderueshme.  Turp ti vi Belindit dhe shokëve të tij të ngushtë që nxorrën anëtarë të Këshillit dhe anëtarë të Forumit Rinor të lobojnë për të dhe për Fatbardha Kadiun në 22 Maj. Nuk është aspak etike që një anëtarë i Këshillit të loboj për miqtë e tij kundër anëtarëve të tjerë.

Ky quhet orientim vote dhe është një lloj manipulimi i vullnetit të lirë. Ky akt duhet të ndërshkohet nga Komisioni i etikës nëse PD do këtë një.  Turp edhe për ata që nisën një list lobimi për Kryesi në mëngjesin e 22 Majit, duke lënë jashtë deputet dhe njerëz që vërtet i janë gjëndur Sali Berishës pranë që ditën e parë dhe që doktori i kishte dhënë një shans të barabartë për Kryesi, ashtu siç dhe e meritonin.  Ju jeni po aq të shantazhueshëm sa ishit me Lulzim Bashën, dhe helbete ju jeni të fundit që ju bashkuat karvanit të Berishës.

Ja, ky eshte karakteri, integriteti dhe hipokrizia juaj.  Kam katër javë që bëj luftë pikërisht për të mbrojtur votën e 22 Majit dhe të 3 Qershorit, dhe nuk do t’ju lë ti merrni votë individëve si Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj dhe disa të tjerëve nëse ata kandidojnë këtë të Premte. Këta e kanë treguar integritetin dhe kapacitetin e tyre dhe kanë aq dinjitet që mos ngelen krijesa të lobimeve.  Jam gati të flas në detaje nëse kandidaturat dhe votat e të Premtes manipulohen/orientohen.  Do flas me emra, mbiemra dhe fakte!!

Partia Demokratike ka zgjedhur Kryesinë e re pasi vulosi procesin e rikthimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në krye të selisë blu. Në listën me 20 të zgjedhurit ra në sy se Belind Këlliçi është më i votuari, i cili ka marrë mbështetjen e 192 anëtarëve e ndiqet nga Flamur Noka që ka 166 vota. Pas tij vjen Oerd Bylykbashi, ndërsa më pas lista pasohet nga një grua, Fatbardha Kadiu. Nga 20 të zgjedhurit nga 46 kandidatët që u dorëzuan një natë më parë nga kreu i PD-së, Sali Berisha shihet se nuk mungojnë rikthimet. Bëhet fjalë për Jozefina Topallin, Edith Harxhin, e Florion Mimën. Surprizë në listë ishte emri i deputetes Ina Zhupa, por Berisha tha se ajo ka bërë një përfaqësim të shkëlqyer në Kuvend. Të gjithë kandidatët, sipas Berishës kanë kredenciale e merita politike mjaft të vlefshme. Jashtë të zgjedhurve kanë mbetur Arben Imami, kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia, Klevis Balliu e Genc Pollo.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll