Aktualitet

"Sillen sikur janë në Shqipëri", rrihen me shkopinj bejsbolli të rinjtë në Francë

Letelegramme shkruan se dy të pandehurit të moshës 27 dhe 31 vjeç u dënuan njëri me 1 vit burg ndërsa tjetri me 900 euro gjobë.

31 Maj 2022, 21:04 Nga DOSJA
"Sillen sikur janë në Shqipëri", rrihen me shkopinj
Foto Ilustruese

FRANCË- Dy shqiptarë kanë dalë para gjykatës së Brestit ditën e sotme pasi janë zënë me njëri-tjetrin. Letelegramme shkruan se dy të pandehurit të moshës 27 dhe 31 vjeç u dënuan njëri me 1 vit burg ndërsa tjetri me 900 euro gjobë. Mësohet se shqiptarët mes njëri-tjetrit u zunë me shkopinj bejsbolli.

Sipas dëshmitarëve që panë gjithë skenën e dhunës, një prej makinave kishte bllokuar rrugën në qendër të qytetit dhe njëri prej shqiptarëve kishte dalë nga makina e tij dhe ka rrahur me shkop bejsbolli bashkëatdhetarin e tij duke i thyer edhe krahun.

Sipas dosjes së prokurorisë thuhet se shqiptarët, sillen sikur të ishin në Shqipëri.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll