Turqia letër OKB-së, kërkon të ndryshojë emrin e saj në 'Turkiye'
Erdogan TURQI- Ankaraja do t'u dërgojë një letër zyrtare të gjitha palëve relevante ndërkombëtare sot dhe pret q&eu...
SERBI- Aleksandër Vuçiç, u betua të martën si president i Serbisë në mandatin e dytë, duke u zotuar se do ta mbajë vendin ballkanik në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe duke lënë të nënkuptohet ndërkaq se një qeveri e re që pritet të themelohet në muajt në vijim, mund të shqyrtojë mundësinë që t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.
Pavarësisht votimit në favor të tri rezolutave të OKB-së që dënojnë agresionin e Rusisë në Ukrainë, Serbia mbetet i vetmi shtet evropian që nuk u është bashkuar sanksioneve kundër Moskës.
Në fjalimin e tij përurues para përbërjes së vjetër të parlamentit serb, presidenti Vuçiç tha se përparësi e Serbisë do të jetë rruga e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe se qeveria e re, e cila duhet të formohet në korrik, do të duhet të punojë më shumë për të siguruar hyrjen në bllokun 27-anëtarësh dhe të shqyrtojë sanksionet kundër Moskës, ndonëse ai nuk iu referua në mënyrë qartë Rusisë.
“Formimi i një qeverie të re është me rëndësi të madhe për shkak të situatës në të cilën ndodhemi, një situatë e vështirë", tha ai. “Ne kemi nevojë për një qeveri, me legjitimitet të plotë, jo teknike”.
"Ne do të duhet të përballemi me sanksione dhe çudira të reja, të cilat mund të na dëmtojnë, kështu që ne do t'u kërkojmë partnerëve tanë evropianë të na ndihmojnë", tha presidenti serb.
Aleksandar Vuçiç, i cili fitoi bindshëm zgjedhjet presidenciale kryesisht me agjendën e tij pro-ruse, tha se dëshiron ta fusë Serbinë në Bashkimin Evropian gjatë mandatit të tij të ri.
Por, ai i ka kaluar vitet e fundit duke forcuar lidhjet me presidentin rus Vladimir Putin më të cilin bisedoi të dielën në telefon për t’u marrë vesh për një kontratë të re trevjeçare për furnizimin me gaz nga Rusia.
Serbia ka ritheksuar shpesh se mbështetja e Rusisë është e rëndësishme për shkak të kundërshtimit të saj ndaj pavarësisë së Kosovës.
Në tekstin e betimit të presidentit serb përmendte përkushtimi për ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë tokësore të Serbisë, duke përfshirë Kosovën, e cila shpalli pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008, nëntë vjet pas ndërhyrjes së NATO-s që i dha fund luftës në Kosovë.
Presidenti serb tha se vendi i tij nuk do të kërkojë anëtarësim në NATO dhe do të ruajë neutralitetin ushtarak..VOA/
Erdogan TURQI- Ankaraja do t'u dërgojë një letër zyrtare të gjitha palëve relevante ndërkombëtare sot dhe pret q&eu...
Tank GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka njoftuar se vendi i tij do të lejojë tanket moderne të prodhimit gjerman të mbushin tan...
Nafte MAQEDONIA E VERIUT- Duke nisur nga sot në mesnatë në Maqedoninë e Veriut përfundojnë masat qeveritare antikrizë dh...
Alexander Lukashenko dhe Vladimir Putin BJELLORUSI- Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, u ka dhënë çmime...
Von Der Leyen BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka folur në një konferencë shtypi në Bruksel pasi BE-ja v...
refugjate UKRAINË- Gati shtatë milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus më...
Scholz BRUKSEL- Vendimi i BE-së për paketën e gjashtë të sanksioneve do të ndikojë në zhvillimin dhe prosperitetin ...
Macron BRUKSEL- Presidenti francez Emmanuel Macron tha të martën se asgjë nuk mund të përjashtohet për një raund tjet&eu...
foto ilustruese RUSI- Firma energjetike daneze Orsted ka konfirmuar se gjigandi shtetëror rus i energjisë Gazprom do të ndalojë furnizi...
Marreveshja Izrael-Arabi Saudite IZRAEL- Pas fillimit të marrëdhënieve diplomatike në vitin 2020, duke i dhënë fund distanc&e...