Bota

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe lidhin marrëveshjen e parë tregtare pas dekadash

Kjo është marrëveshja e parë e madhe tregtare e Izraelit me një shtet arab. Marrëveshja u nënshkrua në Dubai të martën nga ministrja izraelite e Ekonomisë dhe Industrisë Orna Barbiva dhe homologu i saj nga Emiratet Abdullah bin Tuk al-Marie, erdhi pas muajsh negociatash.

31 Maj 2022, 18:00 Nga DOSJA
Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe lidhin marrëveshjen e parë
Marreveshja Izrael-Arabi Saudite

IZRAEL- Pas fillimit të marrëdhënieve diplomatike në vitin 2020, duke i dhënë fund distancës së disa dekadave, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po zgjerojnë gjithashtu marrëdhëniet e tyre tregtare duke nënshkruar një marrëveshje të tregtisë së lirë.

Kjo është marrëveshja e parë e madhe tregtare e Izraelit me një shtet arab. Marrëveshja u nënshkrua në Dubai të martën nga ministrja izraelite e Ekonomisë dhe Industrisë Orna Barbiva dhe homologu i saj nga Emiratet Abdullah bin Tuk al-Marie, erdhi pas muajsh negociatash.

Qëllimi i dy vendeve është të rrisin tregtinë mes tyre në 10 miliardë dollarë në vit për një periudhë pesëvjeçare. Në vitin 2021 ishte rritur në 1.2 miliardë dollarë.

Tarifat do të hiqen ose ulen në 96% të mallrave që lëvizin midis dy vendeve, ndërkohë mallrat e mbuluara nga marrëveshja përfshijnë ushqime, ilaçe, bizhuteri, plehra dhe kimikate. Shumica e detyrimeve do të hiqen menjëherë, të tjerat brenda 3-5 viteve.

Për Emiratet, marrëveshja me Izraelin është marrëveshja e dytë dypalëshe e tregtisë së lirë që ata nënshkruajnë, pas asaj me Indinë në shkurt. Vendi është në negociata për të lidhur marrëveshje të ngjashme me vende të tjera, si Indonezia dhe Koreja e Jugut.

Emiratet po kërkojnë marrëveshje të tilla për të nxitur ekonominë e saj pas goditjes së pandemisë. Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe vendosën marrëdhënie diplomatike në shtator 2020, pas ndërhyrjes së SHBA-së, duke ndryshuar politikën e ndjekur për dekada nga vendet arabe, të cilat refuzuan të njihnin Izraelin përpara krijimit të një shteti palestinez. Në të njëjtin vit, Izraeli njohu Bahreinin dhe Marokun.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll

Bota 31 Maj 2022, 18:00

Sa naftë importon Evropa nga Rusia?

  Foto Ilustruese   BRUKSEL- Siç kemi raportuar, Bashkimi Evropian ka rënë dakord të bllokojë të gjitha importe...