Bota

Sa naftë importon Evropa nga Rusia?

BBC shkruan se megjithatë, BE-ja do të vazhdojë përkohësisht të lejojë importet me tubacione, sepse Hungaria importon 65% të naftës nëpërmjet tubacioneve ruse dhe thotë se ekonomia e saj nuk mund ta përballojë goditjen nëse kjo ndalet.

31 Maj 2022, 18:00 Nga DOSJA

 

Sa naftë importon Evropa nga Rusia?
Foto Ilustruese

 

BRUKSEL- Siç kemi raportuar, Bashkimi Evropian ka rënë dakord të bllokojë të gjitha importet e naftës ruse që mbërrijnë nga deti deri në fund të vitit. BBC shkruan se megjithatë, BE-ja do të vazhdojë përkohësisht të lejojë importet me tubacione, sepse Hungaria importon 65% të naftës nëpërmjet tubacioneve ruse dhe thotë se ekonomia e saj nuk mund ta përballojë goditjen nëse kjo ndalet.

Dy vende të tjera që importojnë sasi të mëdha nafte ruse me tubacion, Gjermania dhe Polonia, thonë se do të ndalojnë së bëri këtë deri në fund të këtij viti. BE thotë se në përgjithësi, masat e reja do të ulin importet e naftës nga Rusia deri në 90%. Rusia përbënte vetëm 8% të importeve të naftës në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2020. Mbretëria e Bashkuar do të heqë dorë nga nafta ruse deri në fund të vitit.

 

Sa naftë importon Evropa nga Rusia?
Raporti

 

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll