Art&Argëtim

I grabiti shtëpinë dhe e vrau, reperi amerikan dënohet me 55 vjet burg

24 Korrik 2019, 13:47 Nga DOSJA
I grabiti shtëpinë dhe e vrau, reperi amerikan dënohet me 55 vjet

SHBA- Reperi i famshëm Tay-K është dënuar me 55 vjet burg për vrasje. Ai u dënua nënë akuzën e vjedhjes ku mbeti i vdekur edhe një person. Tay-K  i ka kushtuar shumë kjo vjedhje, pasi është dënuar me 55 vjet burg dhe 21 mijë dollarë gjobë.

Emri i saktë i reperit është Taymor Mclntyre, i cili u dënua me 30 vjet burgim për grabitjen e rëndë dhe 13 vjet për secilën nga dy akuzat e vjedhjes së rënduar.

Reperi 19-vjeçar është shpallur fajtor javën e kaluar pasi la të vdekur një 21-vjeçar. Ndërkohë ka qëndruar 3 muaj i arratisur, e më pas është kapur në New Jersey.

Tay-K do të duhet të kryejë të paktën gjysmën e dënimit prej 55 vitesh para se pranohet lirimi me kusht.

Prokurorët argumentuan se ai ishte po aq i përgjegjshëm duke pasur parasysh se ai e dinte planin për të vjedhur drogë dhe para nga shtëpia ku ishte 21 vjeçari, raportoi CBS Dallas-Forth Worth. Prokurorët thanë se Tay-K gjithashtu e dinte se incidenti mund të përfundonte me një të vdekur.

Marrë dhe përshtatur nga People

(A.C/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz denohet me 55 vite burg reperi tay-k taymor mclntyre denohet me 55 vite burg reperi tay-k taymor mclntyre

Sondazh

Poll