Art&Argëtim

I hiqet kurora e bukurisë pak pas fitores, ish-miss Michigan-i tregon të vërtetën

24 Korrik 2019, 11:40 Nga DOSJA
I hiqet kurora e bukurisë pak pas fitores, ish-miss Michigan-i tregon

Miss Michigan World, Kathy Zhu ka lajmëruar se “Miss World America i hoqi kurorën e fitores për shkak të pikëpamjeve të saj konservatore.

Ajo bëri të qartë se ishte në dijeni për arsyet e këtij vendimit dhe tregoi bisedat e zhvilluara me organizatorë të eventit.

 Kathy Zhu publikoi me email dhe tekste që ajo ka shkëmbyer me zyrtarë nga “Miss World America” dhe foli të hënën me Fox Neës për përgjigjet pozitive dhe ato negative që ka marrë.

“Kur mediat konservatore e transmetuan për herë të parë ngjarjen, ka pasur shumë përgjigje pozitive, por që kur media liberale transmetoi gjithçka dhe në thelb e prishi emrin tim, ka pasur reagim negativ”,– tha Zhu për Fox News.

Mbretëresha e bukurisë këmbëngul për kombësinë e saj dhe fakti që ajo është një pakicë, ka funksionuar si një bateri që nxit liberalët të cilët janë të shqetësuar me pikëpamjet e saj konservatore politike.

Zhu, duke folur për gjykimet e bëra mbi postimet e mediave sociale, tha se ndjen se të gjithë kanë aftësinë për ndryshim dhe nuk duhet të karakterizohen nga të kaluarat e tyre.

Burimi: CNN

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ish-miss michigan kathy zhu miss michiganit i hiqet kurora pikepamje konservatore ish-miss michigan kathy zhu miss michiganit i hiqet kurora pikepamje konservatore

Sondazh

Poll