Art&Argëtim

Një ndërthurje mes kulinarisë evropiane dhe asaj afrikane, libri i gatimit që bashkon dy kontinente

24 Korrik 2019, 11:16 Nga DOSJA
Një ndërthurje mes kulinarisë evropiane dhe asaj afrikane, libri

Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Bashkimit Afrikan është i kënaqur të nisë “Afrikë dhe Evropë, libër gatimi: Një përzgjedhje recetash nga dy kontinentet”! Libri është në dispozicion për të gjithë si një qasje e hapur.

Libri përmban plot 118 faqe dhe është në dispozicion për të gjithë ndjekësit virtualë. Në të gjenden të ndërthurura bukur, recetat më të famshme të dy kontinenteve të mëdha, Afrikë dhe Evropë. Secili shtet i dy kontinenteve ka të pranishme një recetë tradicionale të zonës.

“Ata që kanë pasur privilegjin të udhëtojnë në dy kontinentet tona, janë goditur nga larmia e madhe që mund të vërehet në kulturën dhe mënyrat e jetesës brenda Afrikës dhe Evropës. Ky diversitet është burim i pasurisë. Pa të, si qenie njerëzore jetët tona do të jenë shumë të kufizuara, më pak kuptimplota. Ata që angazhohen çdo ditë në marrëdhëniet midis Afrikës dhe Evropës e shohin diversitetin si tërheqje, jo si sfidë. Është besimi ynë i thellë se diversiteti është diçka për të festuar dhe për të ndërtuar, dhe nxit angazhimin tonë për këtë marrëdhënie.

Kultura në përgjithësi dhe ushqimi në veçanti janë elemente thelbësore të këtij diversiteti. Kur udhëtojmë, qoftë për kohën e lirë apo për biznesin, shumica prej nesh janë të prirur të provojnë ushqimin dhe restorantet vendase. Ushqimi gjithashtu ka një aftësi unike për të lidhur njerëzit, për t’i bërë ata të ndihen më afër.

Një marrëdhënie, për të qenë e qëndrueshme dhe produktive, kërkon kënaqësi dhe vlerësim të kulturës së njëri-tjetrit duke përfshirë ushqimin.

Kjo është arsyeja për këtë libër gatimi. Ky vëllim është një festë e asaj që na bashkon të gjithëve, nga domosdoshmëria dhe kënaqësia e ushqimit. Ushqimi si një shprehje e identiteteve tona kulturore dhe si epiqendra e jetës sonë shoqërore,”- shkruhet në parathënin e librit më të ri të gatimit në treg, një ndërthurje mes kulinarisë afrikane dhe asaj evropiane.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture afrikë dhe evropë libër gatimi kulinari receta mes dy kontinenteve ushqim afrikë dhe evropë libër gatimi kulinari receta mes dy kontinenteve ushqim

Sondazh

Poll