Bota

"Nuk duhet të kishte ndodhur kurrë”, Ministrja e Jashtme franceze pas vizitë në kishën e Bucha

Ajo shtoi se Franca do të bënte çdo gjë në fuqinë e saj për të rivendosur paqen dhe shpreson që procedurat ligjore të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që familjet të mund të shohin të dashurit e tyre të prehen në varret e duhura.

30 Maj 2022, 19:17 Nga DOSJA
"Nuk duhet të kishte ndodhur kurrë”, Ministrja e Jashtme
Catherine Colonna,

UKRAINË- Duke vizituar një kishë ortodokse në qytetin Bucha jashtë kryeqytetit Kiev, ku forcat ruse janë akuzuar për vrasjen e civilëve , ministrja e re e jashtme e Francës, Catherine Colonna, u tha gazetarëve se kjo nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. 

"Nuk duhet të ndodhë më kurrë.”-tha ajo teksa shprehu habinë dhe terrorin nga ajo që pa.

Ajo shtoi se Franca do të bënte çdo gjë në fuqinë e saj për të rivendosur paqen dhe shpreson që procedurat ligjore të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që familjet të mund të shohin të dashurit e tyre të prehen në varret e duhura.

Që nga pushtimi i Rusisë, Colonna është zyrtari francez i rangut më të lartë që viziton Ukrainën. Më vonë, ajo është takuar takohet me Presidentin Volodymyr Zelenskiy dhe homologun e saj Dmytro Kuleba ku diskutuan bllokimin e porteve të Ukrainës nga Rusia dhe sigurinë globale të ushqimit.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll