Bota

Kuleba i zhgënjyer: Ukraina është e ngopur me "zgjidhje speciale" për integrimin në Bashkimin Evropian

Dmitry Kuleba gjatë një konference për shtyp me homologen franceze Catherine Colonna tha se Ukraina është e ngopur me "zgjidhje speciale" për integrimin në Bashkimin Evropian.

30 Maj 2022, 19:40 Nga DOSJA
Kuleba i zhgënjyer: Ukraina është e ngopur me "zgjidhje
Catherine Colonna dhe Dmitry Kuleba

UKRAINË- Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmitry Kuleba gjatë një konference për shtyp me homologen franceze Catherine Colonna tha se Ukraina është e ngopur me "zgjidhje speciale" për integrimin në Bashkimin Evropian.

"Ne kemi nevojë për një pohim të qartë ligjor se Ukraina është pjesë e projektit të integrimit evropian dhe një pohim i tillë do të ishte dhënia e statusit të kandidatit."-tha Kuleba.

Vizita e Colonna-s është e para e një zyrtari të lartv francez në Ukrainë që pas fillimit të luftës, ajo shprehu solidaritetin e Francës me popullin ukrainas dhe mbështetjen e saj për Ukrainën, "si në aspektin humanitar dhe financiar ashtu edhe në aspektin e furnizimit me pajisje mbrojtëse".

Colonna gjithashtu vizitoi qytetin e Bucha ku dhuroi pajisje të sigurisë civile, duke përfshirë kamionë zjarri dhe ambulanca, nga Franca për autoritetet ukrainase, sipas ministrisë.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll