Bota

I dehur në timon, arrestohet partneri i Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

nydailynews shkruan se 82-vjeçari u kap pak para mesnatës në Napa County, Kaliforni dhe u akuzua për drejtim mjeti nën ndikim të alkoolit, me një nivel në gjak prej më të lartë se 0.08.

29 Maj 2022, 21:52 Nga DOSJA
I dehur në timon, arrestohet partneri i Kryetares së Dhomës
Paul Pelosi dhe Nancy Pelosi

SHBA- Paul Pelosi, bashkëshorti i Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, u arrestua të shtunën dhe u akuzua për drejtim mjeti nën ndikim e alkoolit. NYdailynews shkruan se 82-vjeçari u kap pak para mesnatës në Napa County, Kaliforni dhe u akuzua për drejtim mjeti nën ndikim të alkoolit, me një nivel në gjak prej më të lartë se 0.08.

As Nancy dhe as Paul Pelosi nuk e kanë komentuar publikisht situatën. 

Paul Pelosi, një biznesmen i lindur në San Francisko, i cili mori një diplomë MBA nga Universiteti i Nju Jorkut, u martua me Nancy Pelosi në vitin 1963. Ai zotëron kompaninë e investimeve të kapitalit sipërmarrës dhe të pasurive të paluajtshme Financial Leasing Services, Inc.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll