Editorial

Vettingu “djeg kreun” e prokurorisë së Shkodrës: Të shkojë prapë në shkollë!

24 Korrik 2019, 09:30 Nga DOSJA
Vettingu “djeg kreun” e prokurorisë së Shkodrës:

TIRANË- Për herë të parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka pezulluar nga detyra për 1 vit drejtuesin e prokurorisë së Apelit Shkodër, Elvin Gokaj.

KPK urdhëroi që ai të vijojë edhe për 1 vit studimet në Shkollën e Magjistraturës, masë kjo e aplikuar për herë të parë nga KPK.

Trupa gjykuese e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Genta Tafa Bungon dhe anëtare Pamela Qirkon dha konkluzionet për Gokajn bazuar në të tri shtyllat e Vettingut.

Aftësitë profesionale, pastërtia e figurës dhe deklarimi i pasurisë, ishin tri shtyllat e hetimit, por Gokaj ngeci tek aftësitë profesionale.

KPK shqyrtoi një sërë dosjesh të hetuara nga Gokaj, ku sipas relators Bungo, në 3 raste, prokurori nuk ka analizuar siç duhet masën e dënimit. Në 2 raste s’ka analizë të veprës penale, në 1 rast nuk ka dhënë argumente për të hequr prokurorin e një çështje, ndërsa rasti tjetër është ai i shkeljes së të drejtave të një të pandehuri, të cilit i zëvendësoi avokatin mbrojtës.

Elvin Gokaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore. Në vitin 2000 ai është emëruar prokuror në Prokurorinë e Matit, ndërsa në vitet 2007-2013 ka kryer detyrën e drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit. Gokaj është promovuar në Prokurorinë e Apelit të Shkodrës në vitin 2014 dhe prej vitit 2016 ushtron funksionin e drejtuesit të kësaj prokurorie.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial elvin gokaj genta tafa bungo shkarkimi nga kpk vettingu elvin gokaj genta tafa bungo shkarkimi nga kpk vettingu

Sondazh

Poll

Editorial 21 Korrik 2019, 13:24

Modeli sovjetik i Nomenklaturës

(Nga cikli “Me historinë poshtë nënkresës”)Rusia pararevolucionare kishte trashëguar nga Perandoria romake e Lindjes ose Bizanti një “Katalog të Rangjeve”, që d...

Editorial 19 Korrik 2019, 07:53

Gënjeshtra e padobishme e 13 tetorit

Opozita po bie pre e bestydnisë naive sipas së cilës mashtrimi i pushtetit mposhtet me një gënjeshtër edhe më të madhe. Të gjithë udhëheqësit e saj po sillen si...

Editorial 19 Korrik 2019, 07:50

Zgjedhje e mirë në kohë të vështira

Edhe në epokën e internetit ka momente, në të cilat fjala është vendimtare. Këtë e tregoi Ursula von der Leyen të martën në Parlamentin Europian në Strazburg. E...

Editorial 16 Korrik 2019, 09:16

Një kapak për të fikur “kazanin” e kritikave

Tiranë- Disa diplomatë, OSBE-ja, shoqatat ndërkombëtare të lirisë së shtypit dhe ato shqiptare të të drejtave të njeriut, po reken më kot të ngrejnë zërin, kund...

Editorial 12 Korrik 2019, 15:04

Ka akoma rëndësi G20?

Kur liderët e G20 mbajtën samitin e tyre të parë në fund të vitit 2008, shumë e mirëpritën atë që dukej si një forum i larmishëm dhe tepër përfaqësues për harti...