Bota

Lufta në Ukrainë/ Humbi familjen, 6-vjeçari i shkruan letër Boris Johnsonit

Letra u shpërnda nga ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Ukrainë, Melinda Simmons.

28 Maj 2022, 11:53 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë/ Humbi familjen, 6-vjeçari i shkruan
Elijah

UKRAINË- Gjashtëvjeçari Elijah, i cili humbi familjen e tij mes luftimeve në qytetin e rrethuar të Mariupolit, i ka shkruar një letër të hapur kryeministrit Boris Johnson.

Sipas Sky News, letra u shpërnda nga ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Ukrainë, Melinda Simmons. Kjo letër vjen ndërkohë që forcat ruse vazhdojnë me ofensivën e tyre në rajonin e Donbasit.

Më herët gjatë ditës së sotme, guvernatori i rajonit të Luhanskut të Ukrainës, Serhiy Gaidai, tha se kishte rreth 10,000 trupa ruse në rajonin lindor. 

"Këto janë (njësitë) që janë përherë në rajonin e Luhanskut, që po përpiqen të sulmojnë dhe po përpiqen të bëjnë përfitime në çdo drejtim që munden," tha Gaidai. 

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll