Bota

Anija ruse hyn në portin e Mariupolit dhe grabit rreth 3 mijë ton metal

Avokatja e popullit të Ukrainës për të drejtat e njeriut, Lyudmyla Denisova, ka thënë se marrja e metalit është një grabitje që bëhet haptazi nga Rusia. 

28 Maj 2022, 12:03 Nga DOSJA
Anija ruse hyn në portin e Mariupolit dhe grabit rreth 3 mijë ton
Foto ilustruese

UKRAINË- Një anije ka hyrë në portin ukrainas të Mariupolit për herë të parë që kur trupat e Kremlinit pushtuan rajonin jugor.

Sipas Sky news, një zëdhënës i portit tha për agjensinë ruse të lajmeve TASS se anija do të ngarkonte 2700 ton metal përpara se të udhëtonte drejt lindjes në qytetin rus të Rostov-on-Don të hënën. 

Avokatja e popullit të Ukrainës për të drejtat e njeriut, Lyudmyla Denisova, ka thënë se marrja e metalit është një grabitje që bëhet haptazi nga Rusia. 

"Plaçkitja në territoret e okupuara përkohësisht të Ukrainës vazhdon. Pas vjedhjes së drithit ukrainas, pushtuesit iu drejtuan eksportit të produkteve metalike nga Mariupol"-tha ajo përmes Telegram.

Të premten, prodhuesi më i madh i çelikut në Ukrainë Metinvest tha se ishte i shqetësuar se Rusia mund të përdorë disa anije të bllokuara në Mariupol për të "vjedhur dhe kontrabanduar produkte metalurgjike" që i përkasin grupit.

I pyetur sot nëse metali që do të dërgohej i përkiste Metinvest, një zëdhënës i kompanisë tha se paralajmërimi ishte i vërtëtë pasi tashmë metali është grabitur.

(j.c)/dosja.al 

 

Sondazh

Poll