Art&Argëtim

Skandal në Britani, aktori i njohur akuzohet për ngacmim seksual ndaj disa personave

26 Maj 2022, 17:46 Nga DOSJA
Skandal në Britani, aktori i njohur akuzohet për ngacmim seksual ndaj
Kevin Spacey

BRITANI E MADHE- Aktori Kevin Spacey është akuzuar për sulm seksual ndaj tre burrave. Kështu konfirmon Prokuroria e Kurorës. Aktori 62-vjeçari u akuzua për një sërë ngjarjes që datojnë mes viteve 2005 dhe 2013.

Akuza e parë lidhet me një ngacmimi seksual në Londër, që pretendohet se ka ndodhur në mars 2005, ndërsa një viktimë e dytë e supozuar pretendohet se është sulmuar në Londër në gusht 2008.

Ankuesi i tretë lidhet me një sulm të supozuar në Gloucestershire në prill 2013. Spacey, ylli i disa prej hiteve më të mëdha të Hollivudit të tre dekadave të fundit, si dhe i shfaqjeve televizive si House of Cards, ishte drejtor artistik i Teatrit Old Vic në Londër midis viteve 2004 dhe 2015.

Marrë nga BBC

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll