Bota

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres viktimë e sulmit kibernetik

Duke iu referuar një "serie incidentesh të sigurisë së informacionit", letra, e cila daton të martën dhe u vu në vëmendje të Agjencisë Franceze sot, thekson se shumë diplomatë morën mesazhe të pakërkuara që dyshohet se vinin nga Sekretari i Përgjithshëm.

26 Maj 2022, 18:25 Nga DOSJA
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres viktimë e
Antonio Guterres

GJENEVË- Sekretariati i OKB-së paralajmëroi këtë javë në një letër drejtuar 193 vendeve anëtare të organizatës për rrezikun e mesazheve që supozohet se lideri i saj, Antonio Guterres u dërgoi delegatëve të tyre në kontekstin e një sulmi kibernetik.

Duke iu referuar një "serie incidentesh të sigurisë së informacionit", letra, e cila daton të martën dhe u vu në vëmendje të Agjencisë Franceze sot, thekson se shumë diplomatë morën mesazhe të pakërkuara që dyshohet se vinin nga Sekretari i Përgjithshëm.

Këto mesazhe i shkruajnë marrësit se Antonio Guterres po përpiqet t'i kontaktojë ata përmes numrit të tij personal. Numri nga është nisur SMS-ja nuk ka lidhje me OKB-në dhe mesazhet nuk janë dërguar nga sekretariati.

Në letrën sqaruese, sekretariati vë në dukje se komunikimet e shefit të OKB-së me shtetet anëtare ndjekin një protokoll, i cili nuk përmendet dhe u bën thirrje anëtarëve të verifikojnë autenticitetin e mesazheve.

Sekretariati i OKB-së sqaroi në letrën e tij se mesazhet mashtruese u transmetuan nga numrat e telefonit të SHBA dhe se autoritetet amerikane regjistruan incidente që ndodhën këtë javë.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll