Art&Argëtim

“Ndihem rehat për të qarë në shpatullën tënde”, Emina Cunmulaj i bën dedikimin e ëmbël bashkëshortit për 44-vjeto

23 Korrik 2019, 17:02 Nga DOSJA
“Ndihem rehat për të qarë në shpatullën

LOS ANGELES- Modelja shqiptare me famë botërore Emina Cunmulaj, është një prej emrave të showbizzit shqiptar që ka arritur mjaft sukses, dhe nuk harron asnjëherë se prej nga vjen.

Ajo prej vitesh jeton në shtetet e Bashkuara të Amerikës, është bërë nënë e dy vazjave dhe sërish ka forma perfekte trupore.

Dje bashkëshorti i saj Sam, ka pasur ditëlindjen dhe nuk ka munguar as urimi i ëmbël i Eminës për të.

Ka zgjedhur një foto mjaft të veçantë për ta uruar. Një moment ku Sam e mban në krah Eminën, fytyra e saj nuk dallohet por bashkëshorti i saj shafqet mjaft i lumtur duke qeshur.

“Dashuria ime, gëzuar ditëlindjen! 44-vjetori duket shkëlqyeshëm tek ti! Sa me fat jam që të kam për të qeshur pothuajse çdo ditë, gjithmonë të ndihem rehat për të qarë në shpatullën tënde dhe e bekuar të kem dashurinë tënde.  Dua ta jetoj përgjithmonë jetën kështu”, shkruan Emina krahas fotos të postuar në rrjetin social.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz emina cunmulaj sam mbushi 44 vjeç urimi per ditelindjen e bashkeshortit emina cunmulaj sam mbushi 44 vjeç urimi per ditelindjen e bashkeshortit

Sondazh

Poll