Sport

Mourinho shkruan historinë në Tiranë, askush si portugezi sa i përket trofeve në Europë

Roma bën histori në stadiumin Air Albania të Tiranës teksa fiton edicionin e parë në historinë e Conference League

25 Maj 2022, 23:09 Nga DOSJA

Mourinho shkruan historinë në Tiranë, askush si portugezi sa i

TIRANË- Roma bën histori në stadiumin Air Albania të Tiranës teksa fiton edicionin e parë në historinë e Conference League. Italianët u treguan më cinikë në 90-minutat e Air Albania-s teksa shfrytëzuan një gol të Nicolo Zaniolos në minutën e 32-të duke fituar trofeun e parë europian pas Kupës së Panairëve në vitin 1961.

Sakaq, vlen të theksohet edhe fakti se trajneri Mourinho, bëhet i pari trajner që fiton tre kompeticione të UEFA-s; Champions League, Europa League dhe tashmë Conference League.

Kështu, Tirana i sjell fat Romës dhe teknikut portugez që tashmë i pret një festë e madhe e merituar për një sezon që mbyllet me një trofe të rëndësishëm për klubin verdhekuq.

E.Ç (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll