Sport

Roma fiton Conference League në stillin 'alla Mourinho', një gol dhe mbrojtje; Feyenoord ndalet nga shtyllat

Roma fiton Conference League. Në edicionin e parë të trofeut për klube, skuadra verdhekuqe mund Feyenoord me shifrat 1-0.

25 Maj 2022, 22:18 Nga DOSJA

Roma fiton Conference League në stillin 'alla Mourinho', një

TIRANË- Roma fiton Conference League. Në edicionin e parë të trofeut për klube, skuadra verdhekuqe mund Feyenoord me shifrat 1-0. Stadiumi 'Air Albania' ishte kthyer në një vullkan të vërtetë me koreografitë e dy tifozërive, të cilët i dhanë më tepër bukur finales së Tiranës. Një pjesë e parë që nuk u ngrit asnjëherë në nivelin e duhur, dy skuadrat kishin frikë të hidheshin në aventurë për të mos gabuar.

Dhe në këtë fraksion u godit vetëm një herë porta dhe ajo përfundoi në rrjetë. Në minutën e 32' Zaniolo shënoi pas një topi të dhënë nga Mancini. Pjesa e dytë nis me drithërimia në portën e Romës, në minutën e 47' goditja e Trauner u ndal në shtyllën e majtë, por duhej edhe reagimi i portierit Rui Patricio që i ndryshoi udhën topit.

Fati ishte përsëri me Romën kur pas tri minutash ishte Aursnes që provoi me një goditje nga distanca, por devijimi i Rui Patricios përfundoi në shtyllë. Roma e ruajti deri në fund avantazhin me skuadrën verdhekuqe që ngre lart flamurin italian, pasi prej vitesh skuadrat italiane nuk kanë fituar një trofe europian për klube dhe këtë e bën me një strateg si Jose Mourinho.


E.Ç (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll