Sport

Tifozët më “besnikë” të Romës në Tiranë, të tjerët në fan-zone të “Olimpico"-s...

Me bileta për finalen kundër Feyenoord, verdhekuqtë e Romës, kanë shpërblyer ata fansa, të cilët kanë grumbulluar më tepër pikë nga aplikacioni dixhital i klubit. Për të tjerët do të ketë vende në stadiumin ‘Olimpic’

25 Maj 2022, 12:51 Nga DOSJA
Tifozët më “besnikë” të Romës në

ITALI - Fluturimi drejt Tiranës për Conference League është ëndrra e çdo tifozi të Romës. Shijimi i finales në stadiumin ‘Olimpik’ është një nga zgjidhjet alternative më e besueshme, edhe nëse biletat për stadiumin e kryeqytetit janë shitur si ëmbëlsira. 

Entuziazmi i fansave verdhekuq është i kuptueshëm për ndeshjen ndaj Feyenoordit, me krenarinë se është e vetmja skuadër italiane që ka ende një ndeshje të rëndësishme për të luajtur pas përfundimit të kampionatit.

Një sfidë e këtij lloji i ka munguar Romës prej tridhjetë e një vitesh, që nga ajo Kupë UEFA. Në këtë kontekst, bota e simpatizantëve verdhekuq, e ka shoqëruar klubin në tërë veprimtarinë e tij edhe në mënyrë dixhitale dhe ata më aktivët, ishin më të favorizuar dhe fatlumët.

Javën e kaluar, një numër i kufizuar biletash për “Air Albania” të Tiranës, u vu në dispozicion të shpërblimeve të tifozëve të aplikacionit dixhital: në atë listë do të gjendeshin të gjitha çmimet se si mund të bliheshin, ku shërbleheshin tifozët që kishin grumbulluar më tepër pike në jetën dhe veprimtarinë e klubit roman.

Meqenëse shumë pikë nevojiteshin për biletat e finales së Tiranës, Roma-Feyenoord, vendet në stadiumin ‘Olimpik’ për finalen virtuale, janë ndër çmimet për ata që shoqëruan Romën edhe në rrugë dixhitale gjatë gjithë sezonit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll