Art&Argëtim

Incidenti në gjyqin e Johnny Depp, gruaja e fiksuar pas tij: Ky është fëmija yt, të dua!

Ngjarja ka ndodhur gjatë pushimit të mëngjesit në gjyq, kur të gjitha kamerat e televizioneve ishin fikur, megjithatë, gazetarët dhe fotografët që ishin në gjykatë.

24 Maj 2022, 16:56 Nga DOSJA
Incidenti në gjyqin e Johnny Depp, gruaja e fiksuar pas tij: Ky
Johnny Depp

SHBA- Një ngjarje e papritur ka ndodhur në seancën e djeshme të gjyqit mes Amber Heard dhe Johnny Depp, ku një grua dha një deklaratë që i shokoi të gjithë. Ngjarja ka ndodhur gjatë pushimit të mëngjesit në gjyq, kur të gjitha kamerat e televizioneve ishin fikur, megjithatë, gazetarët dhe fotografët që ishin në gjykatë në atë kohë më vonë treguan se çfarë ndodhi në të vërtetë në sallën e gjyqit.

"Papritur, një grua që ishte ulur në pjesën e fundit të sallës së gjyqit u ngrit në këmbë dhe mbante në duar fëmijën e saj, e nisi të bërtiste, 'Johnny, të dua, shpirtrat tanë janë të lidhur',"- raportoi gazetari i Law and Crime, Andrenet Levy. Duke shtuar më pas se aktori u kthye dhe i'a bëri me dorë gruas, e cila u ekzaltua edhe më shumë, pasi mori fëmijën dhe nisi të bërtiste: Ky foshnjë është i yti!

Gruaja që shkaktoi incidentin u nxorr shpejt nga gjykata dhe iu konfiskua leja për të hyrë në gjykatë. Por nuk doli jashtë sallës pa shkaktuar një skenë për të gjithë të pranishmit e tjerë. Megjithatë me humor, gazetari shtoi se Johnny Depp nuk ka një fëmijë të tretë. Të paktën jo nga gruaja në fjalë.

Marrë nga Blic

(k.m/dosja.al)

 

Sondazh

Poll