Aktualitet

VD- Aksident në Vlorë, 19-vjeçari përplas të moshuarin me makinë

I aksidentuari është transportuar në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë.

23 Maj 2022, 09:37 Nga DOSJA

VD- Aksident në Vlorë, 19-vjeçari përplas të

VLORË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të tregut të Orizit në Vlorë. Një automjet ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë. I aksidentuari është transportuar në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 23.05.2022, rreth orës 08:40, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, shtetasi G. J., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar çiklistin shtetasin J. K., 63 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonale Vlorë, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll