Art&Argëtim

"Askush nuk do ta kuptonte", aktorja Eva Longoria veshi një fustan 40 dollarësh në festivalin e parë të Kanës

Ajo ka treguar se me veshjen e saj të parë në Festivalin e Kanës 17 vite më parë nuk ka shpenzuar shuma marramendëse si shumë kolegë të saj pasi mendonte se duhej të vishte diçka që e bënte të ndihej mirë.

20 Maj 2022, 12:41 Nga DOSJA

FRANCË- Aktorja Eva Longoria e cila po merr pjesë në Festivalin e Filmit në Kanë për herë të 17-të këtë vit, ka treguar për veshjen e saj të parë e cila kushtoi vetëm 40 dollarë.

Në atë kohë ajo u shfaq shumë magjepëse duke dëshmuar se nuk duhet të shpenzoni shumë për t’u dukur mahnitëse.

Sipas People, ajo ka treguar se me veshjen e saj të parë në Festivalin e Kanës 17 vite më parë nuk ka shpenzuar shuma marramendëse si shumë kolegë të saj pasi mendonte se duhej të vishte diçka që e bënte të ndihej mirë.

"Isha sikur, do të vishja vetëm këtë, këtë fustan të thurur, që më bënte të ndihesha mirë. Askush nuk do ta dinte se ishte një fustan 40 dollarësh. Nuk ka të bëj ccmimi apo fustani por gruaja që e vesh”-tha ajo.

Ndërkohë Longoria ka tregua momentin e sikletshëm kur i është dashur ti përgjigjet pyetjes së një zëdhënësi të L’Oreal Paris se nga kush stilist është stiluar fustani i saj.

“Isha si, çfarë do të thuash? Është e imja thash. Megjithatë të gjithëve u pëlqeu fustani, ndërkohë që un e dija që ai ishte një fustan nga një dyqan”-tha ajo.

Aktorja e kishte blerë fustanin ngjyrë floriri me xixa nga një dyqan në Melrose Avenue.

Këtë vit ajo veshi një fustan të zi, të tejdukshëm të “Alberta Ferretti” për ceremoninë e hapjes në Kanë të martën, por rezulton se fustani nuk ishte zgjedhja e saj e pare ajo tha se veshja u zgjodh rastësisht në moment të fundit.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll