Bota

Lufta në Ukrainë, 1 milion ukrainas kthehen në shtëpi pavarësisht se sulmet vazhdojnë

19 Maj 2022, 17:53 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, 1 milion ukrainas kthehen në shtëpi
Refugjatet

UKRAINË- Më shumë se një milion refugjatë ukrainas janë kthyer në shtëpi. BBC shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur ambasadori i Ukrainës në Angli Vadym Prystaiko. 

Prystaiko tha në një ngjarje në Westminster se refugjatëve ukrainas u mungojnë të dashurit e tyre, u mungojnë shtëpitë e tyre dhe punët e tyre. Ai shtoi se kryebashkiakët e Kievit dhe Kharkhivit u thanë njerëzve që të mos kthehen në qytete pasi ishte ende e pasigurt.

"Një nga gjërat që do të doja të trajtoja është se si ne mund të jemi ende në gjendje t'i mbajmë ata këtu diku në Evropë, në Bashkimin Evropian, ndonjëherë përtej pellgut në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara," tha Prystaiko.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll