Bota

Blinken: 215 milionë dollarë ndihmë ushqimore për Ukrainën

BBC shkruan se ai u bëri thirrje vendeve të tjera që të ndihmojnë me shpejtësi krizën globale të ushqimit në rritje për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

18 Maj 2022, 22:38 Nga DOSJA
Blinken: 215 milionë dollarë ndihmë ushqimore për
Antony Blinken

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken njoftoi se SHBA-ja do të japë 215 milionë dollarë shtesë në ndihmë të re urgjente ushqimore për krizën në Ukrainë. CNN shkruan se ai u bëri thirrje vendeve të tjera që të ndihmojnë me shpejtësi krizën globale të ushqimit në rritje për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

"Sot, duke pasur parasysh urgjencën e krizës, ne po shpallim 215 milionë dollarë të tjera ndihmë të re urgjente ushqimore dhe do të bëjmë shumë më tepër. Ne presim që Kongresi ynë shumë shpejt të miratojë rreth 5.5 miliardë dollarë fonde shtesë për ndihmën humanitare dhe sigurinë ushqimore," tha Blinken.

Blinken tha gjithashtu se SHBA-ja do të angazhonte 500 milionë dollarë për të rritur prodhimin e plehrave në SHBA. Kjo vjen pasi ka një nevojë të shtuar për pleh në vendet që tradicionalisht e merrnin atë nga Rusia, e cila është eksportuesi më i madh në botë i plehrave. 

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll