Ekonomi

Prag-sezoni/ Kumbaro: Aksion në 10 ditët e fundit, kemi publikuar lejet për ‘beach bar’-et

Prioritet kërkoi që tu jepet mbetjeve në bregdet dhe lejet për baret buzë detit të njohura ndryshe si ‘Beach Bare’.

18 Maj 2022, 23:57 Nga DOSJA
Prag-sezoni/ Kumbaro: Aksion në 10 ditët e fundit, kemi publikuar
Task Forca dhe Mirela Kumbaro

TIRANË- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka mbledhur Task Forcën e turizmit për tu dhënë porositë e fundit në kohë që jemi në prag të nisjes së sezonit turistik. Në fjalën e mbajtur, Kumbaro vuri theksin në bashkëpunimin e të gjitha instancave shtetërore për mbarëvajtjen e sezonit.

Ajo i kërkoi Task Forcës që të nisë edhe një aksion final me ndihmën e ushtrisë në dhjetë ditët e fundit të muajit maj. Prioritet kërkoi që tu jepet mbetjeve në bregdet dhe lejet për baret buzë detit të njohura ndryshe si ‘Beach Bare’. Ajo tha se këto biznese kanë kaluar nën filtrin e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit dhe janë publikuar lejet për to.

“Betejën më të vështirë në këtë sezon e kemi me mbetjet, por jemi në rrugë të mbarë falë koordinimit dhe punës së bashkive të bregdetit. Siç e dini, katër bashki bregdetare do asistohen nga një operator shtesë përmes Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Gjithashtu në datat 20-30 maj do të angazhojmë në terren edhe forcat e ushtrisë për të përforcuar punën për pastrimin e territorit. Megjithëse këtë vit situata e mbetjeve paraqitet shumë më mirë dhe territoret e bregdetit janë pastruar dhe kanë nisur çeljen e sezonit, jemi të vetëdijshëm që çdo episod i pakëndshëm në territor na kushton më shumë nga sa mendojmë ne. Për sa i përket strukturave të përkohshme të shërbimit, këtë vit është bërë maksimumi nga ana e Këshillit Kombëtar të Territorit, i cili ka miratuar të gjitha lejet e beach-bareve në koordinim me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit, Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe bashkive, duke i publikuar ato edhe online. Kjo është hera e pare që ndodh. Nga ana tjetër, për menaxhimin e stacioneve të plazheve nga subjektet private kishim 540 aplikime të kualifikuara, por 24 rezultojnë se nuk kanë shlyer detyrimet tatimore,”- tha Kumbaro ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll