Ekonomi

Qeveria u jep 80 milionë € ndërtuesve, pritet të ndryshohet buxheti i shtetit

Dy kategoritë kryesore që do të përfitojnë nga këto fonde janë: ndërtuesit e rrugëve dhe kompanitë e rindërtimit. Buxheti do të paguajë 30% më shumë për çmimin e hekurit, bitumit dhe çimentos. 

17 Maj 2022, 23:06 Nga DOSJA
Qeveria u jep 80 milionë € ndërtuesve, pritet të ndryshohet
Foto Ilustruese

TIRANË- Qeveria do të subvencionojë me 30% të vlerës së materialeve të ndërtimit në kontratat e punëve publike. Burime ekskluzive për Euronews Albania treguan se në mbledhjen e ardhshme qeveria do të ndryshojë me akt normativ buxhetin e shtetit dhe do të shtojë me 80 milion euro shpenzimet për investime kapitale.

Dy kategoritë kryesore që do të përfitojnë nga këto fonde janë: ndërtuesit e rrugëve dhe kompanitë e rindërtimit. Buxheti do të paguajë 30% më shumë për çmimin e hekurit, bitumit dhe çimentos. 

Faturat që do të njihen janë ato që datojnë nga 1 janari i vitit 2020, deri te kontratat që janë ende në proces. Këto shpenzime do të përballohen me shtesat që kanë ardhur në arkën e shtetit nga taksat, si pasojë e rritjes së çmimeve.

Për 4 muajt e parë janë arkëtuar 96 milion euro më shumë se plani dhe 223 milion euro më shumë se 1 vit më parë.

Marrë nga EuroNews

Sondazh

Poll