Ekonomi

Inflacioni rritet në 9% në Britani, niveli më i lartë i 40 viteve të fundit pas rritjes së çmimeve të energjisë

Një pjesë e madhe e rritjes ishte për shkak të kufirit të çmimit të faturave të energjisë, i cili u rrit me 54% për familjet mesatare në fillim të muajit.

18 Maj 2022, 13:48 Nga DOSJA
Inflacioni rritet në 9% në Britani, niveli më i lartë i 40
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE-Kostoja e jetesës në Mbretërinë e Bashkuar është rritur me ritmin e saj më të shpejtë për katër dekada pasi faturat e larta të energjisë vënë nën presion miliona familje.

Sipas mediave të huaja, Inflacioni i Indeksit të Çmimeve të Konsumit u rrit në 9% në vitin deri në prill, nga 7% tashmë i lartë në mars, tha Zyra për Statistikat Kombëtare(ONS). Ishte norma më e shpejtë e matur që nga fillimi i regjistrimeve në 1989, dhe ONS vlerëson se ishte më e larta që nga viti 1982.

Një pjesë e madhe e rritjes ishte për shkak të kufirit të çmimit të faturave të energjisë, i cili u rrit me 54% për familjet mesatare në fillim të muajit.

Kryeekonomisti në ONS Grant Fitzner, tha: Inflacioni u rrit ndjeshëm në prill, i nxitur nga rritja e mprehtë e çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit, pasi kufiri më i lartë i çmimit hyri në fuqi. Rreth tre të katërtat e rritjes së normës vjetore këtë muaj erdhi nga faturat e shërbimeve.Ne kemi publikuar edhe vlerësime të reja historike të modeluara sot, të cilat tregojnë se inflacioni vjetor ka qenë më i lartë se 40 vjet më parë.

Ndërsa kancelari i Thesarit, Rishi Sunak tha në një deklaratë pas shifrave këtë mëngjes: Numrat e inflacionit të sotëm janë nxitur nga rritja e çmimit të energjisë në muaj prill, e cila nga ana e saj është nxitur nga çmimet më të larta globale të energjisë.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll