Aktualitet

Vrasja e prokurorit Pecci çmonton klanin që trafikonte mbi 5 ton kokainë, pranga dhe shqiptarit

Shqiptari Kliton Dega ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet italiane.

17 Maj 2022, 22:03 Nga DOSJA
Vrasja e prokurorit Pecci çmonton klanin që trafikonte mbi 5 ton
Të arrestuarit, majtas në krye shqiptari, Kliton Dega

KOLUMBI- Një operacion që synonte zbardhej e vrasjes së prokurorit të AntiDrogës, Marcelo Pecci ka përfunduar me shkatërrimin e një banded he arrestimin e 17 personave të shumëkërkuar, mes tyre dhe një shqiptar. Mediat lokale shkruajnë se operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe Paraguajin, vend nga ku nisnë hetimet për vrasjen e zyrtarit të lartë. Sipas gjeneralit Jorge Vargas, drejtor i Policisë Kombëtare Kolumbiane, 12 shtetas kolumbianë, dy venezuelianë, një italian, një dominikan, një holandez dhe një shqiptar i identifikuar si Kliton Dega.

Kontrollet u kryen në Bogota dhe shtatë qytete të tjera nga Kolumbi. Të prangosurit e tjerë janë: Diego Mauricio Blanco, Babel Serge, Joham Patiño, Alberto Rodríguez, Alejandro Puig y Edison José Ruiz Martínez. Ata akuzohen për trafik droge, pastrim parash dhe krime të tjera. Ata koordinonin dërgimin e kokainës në disa shtete përmes anijeve të mallrave. Lënda narkotike fshihej në ngarkesa ushqimesh, medikamente, pajisje për farmaci, materiale ndërtimi e të tjera. 

Një nga 17 të arrestuarit është Diego Mauricio Blanco, kreu i "Clan Rocha", i konsideruar si një nga organizatat më të mëdha të trafikut të kokainës në Brazil dhe i lidhur me grupin kriminal brazilian First Capital Command. Aktivitetet e këtij grupi ishin një prej dosjeve që kishte në ngarkim prokurori që u ekzkeutua.

Drejtuesi kryesor i kësaj organizate ishte Luis Carlos Rocha, i cili u kap në vitin 2017. Sipas autoriteteve kolumbiane, grupi kishte kapacitetin për të prodhuar dhe dërguar gati pesë tonë kokainë në muaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Afrikë dhe Evropë nga Bolivia, Peruja e Kolumbia. Shqiptari Kliton Dega ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet italiane.

Prokurori Pecci u vra në plazh, teksa shijonte muajin e mjaltit në Kolumbi. Ai kishte udhëtuar me gruan e tij nga Paraguaj drejt Kolumbisë për të kaluar disa ditë pushimesh, por aty gjeti vdekjen. Atentati ndodhi në sytë e bashkëshortes së tij, e cila ishte edhe në pritje të fëmijës së tyre të parë.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll